Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm institucional që konsolidon partneritetin sindikal, solidaritetin dhe zhvillimin profesional të punonjësve të policisë në të dy vendet.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti dhe presidentja e Sindikatës së Policisë së Lituanisë, Roma Katinienė, duke vënë themelet e një partneriteti të qëndrueshëm në fushat sindikale, sociale dhe profesionale.

Ky bashkëpunim synon: Forcimin e solidaritetit ndërkombëtar sindikal midis policive të dy vendeve; Shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të policisë; Zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha si arsimi, kultura, sporti dhe mirëqenia sociale dhe; Rritjen e ndërveprimit profesional dhe institucional përmes takimeve, trajnimeve dhe vizitave studimore të ndërsjella.

“Marrëveshja shënon një pikë kthese në ndërkombëtarizimin e veprimtarisë sindikale të SPK-së, duke e pozicionuar atë si një faktor të rëndësishëm në rrjetin evropian të bashkëpunimit sindikal policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë vizitës, delegacionet e të dy sindikatave zhvilluan takime zyrtare në Pejë, ku vizituan institucione dhe objekte kulturore, si dhe diskutuan projektet që do të thellojnë bashkëpunimin dhe do të avancojnë mirëqenien e oficerëve të policisë në Kosovë dhe Lituani.

“Kjo marrëveshje përfaqëson një dëshmi të qartë të fuqisë së solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si vlera thelbësore të sindikatave moderne, të përkushtuara ndaj mbrojtjes së të drejtave, dinjitetit dhe zhvillimit të anë