By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Persona të armatosur vrasin 10 persona në një të shtënë në Afrikën e Jugut
December 21, 2025
Për shkak të konfliktit në kufirin tajlandez në Kamboxhia, më shumë se 900,000 njerëz janë zhvendosur.
December 21, 2025
Musk bën histori: Bëhet personi i parë në histori me një pasuri që tejkalon 700 miliardë dollarë
December 21, 2025
Axhenda ndërkombëtare
December 21, 2025
Edhe sot mot i vranët e me mjegull
December 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj: Klinës i prinë një njeri që ka ngritur nivelin e qeverisjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj: Klinës i prinë një njeri që ka ngritur nivelin e qeverisjes
Lajme

Haradinaj: Klinës i prinë një njeri që ka ngritur nivelin e qeverisjes

Kosova Times
Last updated: 2025/11/05 at 11:12 PM
Kosova Times Published November 5, 2025
Share
SHARE

Në tubimin elektoral të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, kërkoi mbështetjen e qytetarëve për Zenun Elezajn, kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar të komunës.

 

Haradinaj u shpreh i bindur se AAK-ja gëzon mbështetjen e palëkundur të qytetarëve të Klinës për Zenun Elezajn, duke theksuar se ai është një njeri me vlera të veçanta dhe me projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

“Nuk ka qenë e lehtë për AAK-në, por qytetarët e Klinës e kanë kuptuar se nuk është fjala vetëm për parti, por për njerëzit e vendit të tyre, pa dallim feje e përkatësie. E shihni se sa mirë ka ecur puna – Komunës së Klinës i prinë një profesionist, një njeri që ka ngritur nivelin e qeverisjes dhe që është vlerësuar lart për punën e tij. Ju jeni me fat që keni një figurë si Zenun Elezaj, sepse Klina sot është ndër komunat më të zhvilluara në vend”, tha Haradinaj

Ndërsa, kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e AAK-së, Zenun Elezaj, tha se Klina është bastioni i AAK-së dhe se përkrahja e qytetarëve, është dëshmi e rezultateve dhe punës së bërë gjatë mandatit të kaluar.

Nga ana e tij, Elezaj premtoi ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, përfundimin e rrugës transit, investime në fabrikën e ujit, qendrën rinore dhe qendrën e mjekësisë familjare. Përveç këtyre, ai tha se ndër projektet tjera ka edhe rregullimin e lumenjve, mbështetje financiare për bujqit dhe fëmijët e sapolindur, e gjithashtu duke garantuar qeverisje të ndershme e zhvillim të mëtejshëm të Klinës.

“Gara jonë nuk ka përfunduar ende. Tani jemi në raundin e dytë të një gare që do ta përcaktojë drejtimin e Klinës për katër vitet e ardhshme. Për tetë vite kemi qeverisur me duar të pastra, me transparencë dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Në mandatin e ardhshëm do të realizojmë katër impiante të reja për ujërat e zeza, do të investojmë në fabrikën e ujit, dhe do të përfundojmë rrugën transite të Klinës, qendrën rinore dhe 20 parqe të reja publike. Gjithashtu, kemi nisur ndërtimin e qendrës së re të mjekësisë familjare, rregullimin e shtretërve të lumenjve, si dhe subvencione në vlerë prej 2.1 milionë eurosh për bujqit dhe 500 euro për çdo fëmijë të sapolindur. Klina ka avancuar ndjeshëm – dhe së bashku do ta çojmë edhe më lart. Më 9 nëntor, dilni dhe votoni për zhvillimin e Klinës sonë”, tha Elezaj

You Might Also Like

Edhe sot mot i vranët e me mjegull

Në Shqipëri mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë

Ramush Haradinaj mobilizon strukturat e Aleancës në Istog

Kurti në Ferizaj premton mbështetje për familjet e për bizneset

Hamza në Klinë premton ulje të TVSH-së për energjinë

Kosova Times November 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Refugjatët ukrainas, viktima të uraganit Helene në Korolinën e Veriut

Kosova Times Kosova Times November 12, 2024
Në Ditën e Rinisë hapet ekspozita “Historitë e Vazhdimësisë”
37 vatra zjarri të regjistruara sot në Kosovë, 18 ende aktive
Një person ther me thikë katër kalimtarë të rastit në Ferizaj
Anija ruse e mallrave u permbyt në Detin Mesdhe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?