Për takimin që është zhvilluar një ditë më parë ka njoftuar sot Presidenca e Kosovës, që thonë se Osmani si shefe shteti ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet vendeve duke e vlerësuar partneritetin me SHBA-të si strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe çështje që kanë të bëjnë me sigurinë. Si gjithnjë, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duke e vlerësuar partneritetin me SHBA-të si strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës”, thuhet në njoftimin presidencial.