Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se kryeministri i ka harruar studentët për pesë vite dhe tani duket sikur po kujtohet për ta vetëm përmes një mesazhi propagandistik dhe 100 eurove në llogari.

“Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka potencuar se se studentët dhe familjet e tyre nuk do të ndikohen nga përpjekjet elektorale të qeverisë. 

“Studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale. Prandaj, ata, bashkë me familjet e tyre që i edukojnë me sakrificë, më 9 nëntor do ta kthejnë përgjigjen e tyre meritore – me dinjitet, me votë dhe me vetëdije!”, ka shkruar kreu i PDK-së.