Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë më të theksuara gjatë orëve të para të mëngjesit dhe do të vazhdojnë deri në mesditë, ndërsa në disa zona mund të shoqërohen edhe me vetëtima dhe bubullima.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius.

Era fillimisht do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, por herë pas here mund të drejtohet nga juglindja dhe të jetë më e fuqishme, me shpejtësi që mund të arrijë nga 15 deri në 48 kilometra në orë.