Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni e ka shpallur fitoren në garën e balotazhit ndaj kundërkandidatit të tij nga LDK, Arbër Ismajli.
Ai ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e tij për deputetët e LVV-së nga kjo komunë dhe për strukturat e partisë që i qëndruan afër gjatë fushatës.
“Pa qytetarët e Gjilanit, pa mbështetjen e strukturave tona, e të aktivistëve të partisë fitorja nuk do të ishte e mundur. Që nga nesër do të fillojmë punën për t’i vazhduar detyrat tona aty ku i kemi lënë, që ta bëjmë Gjilanin atë që e kemi premtuar. Jam i bindur se katërvjeçari i ardhshëm do të jetë transformues për Gjilanin, ku përveç sanimit të problemeve dhe punëve të nisura në mandatin e parë do të mund të mbyllim projekte të shumta transformuese për Gjilanin”, tha Hyseni.
Ardian Gjini i AAK-së e ka shpallur fitoren në Gjakovë. Ai tha se zgjedhjet kanë qenë të qeta, derisa premtoi punë dhe angazhim të madh edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Ai tha se Gjakova nuk ka qenë e mbushur me posterë, derisa kundër kandidatit të tij, Ardian Gola i uroi suksese në të ardhmen.




