By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur
January 18, 2026
Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit me 20 pikë diferencë
January 18, 2026
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës
January 18, 2026
Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë
January 18, 2026
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Divjakë-Karavasta parku më i vizituar nga turistët, 428 mijë në 10 muaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Divjakë-Karavasta parku më i vizituar nga turistët, 428 mijë në 10 muaj
Turizëm

Divjakë-Karavasta parku më i vizituar nga turistët, 428 mijë në 10 muaj

Kosova Times
Last updated: 2025/11/10 at 9:46 AM
Kosova Times Published November 10, 2025
Share
SHARE

Shtigjet natyrore, fauna e pasur dhe bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta ftojnë turistët çdo ditë të vitit ta vizitojnë.

Turizmi i natyrës, ecjet e gjata, fauna dhe plazhi, janë disa nga atraksionet që parku ofron për vizitorët.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Fotjon Prençe tha për ATSH-në se “nga janari deri në tetor ky park u vizitua nga 428.000 turistë, nga të cilët 305.620 vendas dhe 117.780 të huaj. Vetëm në muajin tetor ky park u vizitua nga 22.800 vizitorë, ndërsa muaji me fluksin më të lartë të vizitorëve është korriku me 52.100 vizitorë”.

“Ky park është më i vizituari në vendin tonë. Turistët e huaj që vizitojnë parkun janë nga vende të ndryshme të Evropës, si Spanja, Gjermania, Holanda, Kroacia, Italia, ndërsa këtë vit ka pasur një fluks të lartë të turistëve izraelitë”, tha Prençe.

Përveç plazhit vizitorët vendas dhe turistët e huaj kryejnë edhe një sërë aktivitetesh të tjera si: vëzhgim zogjsh (birdwhatching), ecje në shtigjet e parkut, xhiro me kajak, xhiro me biçikleta, vëzhgim të bimëve endemike të parkut, lindjen dhe  perëndimin e diellit etj.”.

Në vizitat e tyre ata shoqërohen edhe nga guidat turistike, të cilët i njohin ata me vlerat e parkut.

Administratori i guidës turistike Divjakë-Karavasta, Altin Hila, tha për ATSH-në se “vizitorët që zgjedhin të vizitojnë Divjakën kanë preferenca sipas dëshirave, por edhe sipas profesioneve që ata kanë. Divjakë-Karavastaja i ka të gjitha atraksionet që i duhen vizitorëve. Nëse do të kishte një strukturë të mirë marketingu dhe një infrastrukturë menaxhimi e them me bindje të plotë që do të ishte konkurruese apo edhe në majën e turizmit shqiptar”.

Turistët tregojnë interes për faunën, me shpendët e kafshët si pelikanët, flamingot, zogjtë specifikë të pafundmë, për kafshët e egra, ku interes ka çakalli i artë, buallicat.

“Një vend të veçantë në guidat që turistët zgjedhin zë edhe flora e shumtë e çdo stine si orkidetë, bimët mjekësore, bimët endemike, kërpudhat, llojet e myshqeve dhe likeneve, frutat e pyllit etj.; dunat e rërës me bimësinë tipike, ku kemi tre specie endemike shumë të kërkuara nga vizitorët, por edhe lagunat, ligatinat etj.”, tha Hila.

Hila tregon se preferohen edhe sportet komplekse si sportet e ujit, sërfi, parashutat e ujit dhe të ajrit, peshkimi sportiv, hipizmi bregdetar.

Me një kullë panoramike, varka për të shëtitur, vijë ujore përgjatë gjithë parkut, pyllin e gjelbëruar dhe me larmishmëri shpendësh janë disa nga aventurat që nuk duhen humbur kur viziton këtë park të rijetësuar.

Divjaka sot është një nga parqet natyrore më të vizituara të vendit për turizmin detar, natyror, të peizazhit, atë të vëzhgimit të shpendëve ujorë dhe të historisë.

You Might Also Like

Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë

Qyteti emocionues italian ku askush nuk dëshiron të qëndrojë

Numër rekord i qëndrimeve turistike me netë në BE vitin e kaluar

Bullgaria leshon viza për nomadët dixhitalë – kush mund të aplikojë dhe si duket procedura?

Dixhitalizimi i Mikpritjes: Si e Personalizon Përvojën e Klientit AV-mbi-IP?

Kosova Times November 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW

Kosova Times Kosova Times March 29, 2024
Si po zgjerohet koncepti “tradhti” ne Rusi?
SHBA publikuan videon e avionit rus duke goditur një dron amerikan (VIDEO)
WSJ: Evropianët hodhën poshtë planin e Putinit për Ukrainën, dhe amerikanëve u paraqitën idenë e tyre për armëpushim
Formacionet zyrtare, Argjentinë – Kroaci
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?