By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qytetet në Libi janë të mbuluara nga mjegulla portokalli, skenat janë surreale: ‘Mos dilni jashtë!’
January 21, 2026
Supë me kungull dhe portokall
January 21, 2026
Mish viçi me kungull në tavë
January 21, 2026
Supë peshku me perime dhe shafran nga Kozani
January 21, 2026
Supë panxhari me kumbulla të thata dhe lëng portokalli
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Turqia mike dhe partnere strategjike e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Turqia mike dhe partnere strategjike e Kosovës
Ballina 1Lajme

Osmani: Turqia mike dhe partnere strategjike e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/11/12 at 1:27 PM
Kosova Times Published November 12, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Turqia është shtet mik e partner strategjik që i ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në çdo fazë. Këtë vlerësim e ka bërë gjatë takimit që ka pasur me kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren, me të cilin bëhet e ditur se ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fusha të ndryshme zhvillimore.

 

Bëhet e ditur se e para e shtetit përveç që ka falënderuar atë për kontributin e TIKA-s në Kosovë, për më shumë se dy dekada, ka theksuar se projektet e kësaj agjencie kanë ndikuar në mënyrë të ndjeshme në përmirësimin e infrastrukturës kulturore, arsimit dhe shëndetësisë në vend.

Osmani falënderim të veçantë pati për mbështetjen që kjo agjenci ka pasur në ndërtimin e Qendrës për fëmijë me sindromën Down dhe Autizëm në Prishtinë.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani e vlerësoi Turqinë si mike dhe partnere strategjike të Kosovës, një shtet që ka qëndruar pranë popullit tonë në çdo fazë, nga periudha pas luftës e deri më sot. Ajo theksoi se miqësia ndërmjet dy popujve është e qëndrueshme dhe e ndërtuar mbi respekt, ndihmë reciproke dhe vlera të përbashkëta”, ka bërë të ditur Presidenca në njoftim.

Gjithashtu, Osmani ka falënderuar këtë agjenci për ndihmën humanitare dhe infrastrukturore të dhënë menjëherë pas luftës, kur, sipas saj, Kosova po rindërtohej nga shkatërrimi, si dhe për restaurimin e objekteve me vlerë historike, që kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisë shumëkulturore të vendit.

“Në përmbyllje, Presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes së iniciativave që lidhen me fëmijët me nevoja të veçanta, ata pa përkujdes prindëror, grupet e margjinalizuara dhe ata që kanë nevojë për përkrahje”, njoftoi Presidenca e Kosovës.

You Might Also Like

Kurti foli për realitetin e ri në rajon: “Serbia e kupton më mirë se kurrë se ne jemi shtet”

Reshje bore në Shqipëri, Policia apelon për kujdes në rrugë

Basha: Rugova e udhëhoqi popullin në kohëra të vështira

Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën

Abdixhiku: Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

Kosova Times November 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Inteligjenca britanike: Rusët përdorin armë kimike në front

Kosova Times Kosova Times October 9, 2024
DASh: Vlera e raketave kundërtanke që Kosova dëshiron t’i blejë është 75 milionë dollarë
Osmani me presidentin Ruto: Kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës
Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve, mallkim për kombin!
Qytetarja dorëzon kuletën e gjetur me të holla në polici në Pejë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?