By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë
January 25, 2026
Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane
January 25, 2026
Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pune në javë
January 25, 2026
Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor
January 25, 2026
Manipulimi me vota, një muaj paraburgim të dyshuarve, rinumërimi vazhdon
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Shqipëria e arriti të pamendueshmen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama: Shqipëria e arriti të pamendueshmen
Lajme

Rama: Shqipëria e arriti të pamendueshmen

Kosova Times
Last updated: 2025/11/12 at 4:00 PM
Kosova Times Published November 12, 2025
Share
SHARE

ATSH/ Më datë 17 nëntor do të mbahet Konferenca e 7-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Bruksel, ku do të hapet grup-kapitulli i fundit i negociatave: “Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, “Shqipëria e arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh, rekord absolut në procesin e integrimeve europiane”.

“Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE. Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027”, theksoi kreu i qeverisë.

Sepse, vijoi ai, “përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë, me një ekonomi që po rritet, me pensionet që po rriten, me pagën minimale që po rritet, me pagat e tjera që po rriten, me investimet e brendshme e të huaja që po rriten, me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet, me investimet e brendshme e të huaja që po rriten, pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit”.

Rama theksoi se, “Shqipëria punon dhe fiton përditë e më shumë respekt”.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në vendin tonë, por edhe të ardhur nga kryeqytetet fqinje.

Takimi kishte në qendër bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë.

Në progresraportin e vitit 2025 për Shqipërinë vlerësohet angazhimi i autoriteteve shqiptare në procesin e negociatave dhe përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE.

Raporti vlerëson përparimin e bërë në procesin e negociatave të anëtarësimit që prej tetorit të vitit 2024, duke theksuar ecurinë e tyre me një ritëm “të paprecedent”, që ka çuar në hapjen e 28 kapitujve brenda një viti.

Në progresraport thuhet se, pas konferencës së dytë ndërqeveritare të 15 tetorit 2024, e cila hapi negociatat e pranimit mbi grup-kapitullin 1, “Themeloret”, u mblodhën katër Konferenca Ndërqeveritare që çuan në hapjen e negociatave mbi katër grup-kapituj.

You Might Also Like

Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pune në javë

Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor

Manipulimi me vota, një muaj paraburgim të dyshuarve, rinumërimi vazhdon

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

Policia gjen armë në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Kosova Times November 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidentja e Gjeorgjisë nuk i njohu rezultatet e zgjedhjeve dhe bëri thirrje për protesta

Kosova Times Kosova Times October 28, 2024
Hyseni: Do të bashkëpunojmë që autori i krimit të sillet para drejtësisë
Në Gjilan ofrohen shërbime të reja në shëndetësi
Enver Peci zgjedhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?