Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë dëshmitari Michael Durkee në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Durkee i cili është dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes, deklaroi se ka dijeni se gjenerali Mike Jackson ka dhënë deklarata në gusht të 1999-ës ku është shprehur se ishte i shqetësuar se udhëheqja e UÇK-së nuk kishe kontroll mbi personat e caktuar në UÇK.
Seanca e radhës në këtë rast gjyqësor do të mbahet të hënën duke filluar nga ora 12:00, në të cilën do të dëshmojë Gjenerali Wesley Clark. Clark do të jetë dëshmitari i fundit i mbrojtjes në këtë rast gjyqësor.
Pas përfundimit të kësaj dëshmie, të mërkurën, më 19 nëntor, do të mbahet Konferenca për ecurinë e çështjes.
(E plotësuar, ora 11:00) Michael Durkee dëshmirar i Mbrojtjes, i cili shërbeu si këshilltar politik i komandantëve supremë të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë periudhës përkatëse po vazhdon dëshminë në Speciale.
Durkee, flet për takimin e parë me Hashim Thaçin dhe objektivin që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës
( E plotësuar, ora 10:20) Michael Durkee, ish-këshilltari politik i gjeneralit Clark, në dëshminë e sotme në Hagë, duke folur për zinxhirin komandues në UÇK, tha se komandantët e zonave operative kishin autonomi të plotë veprimi.
“D.m.th. nuk kishte zinxhir komanduese në kuptimin e koordinimit të drejtpërdrejtë të komandës siç e kuptojmë atë në ushtrinë perëndimore”, tha Durkee.
“Nuk ekzistonte absolutisht asnjë strukturë komanduese që ai mund të përdorte për të ndaluar dhunën”, tha Durkee.
I pyetur nëse Thaçi mund ta ndalonte dhunën, Durkee u shpreh se nuk kishte kompetencë për ta bërë në atë kohë (kur forcat serbe po tërhiqeshin nga Kosova v.j.), sepse, shtoi ai, UÇK ishte duke zbatuar premtimet që i kishin dhënë KFOR-it për të zbatuar marrëveshjet e arritura më parë, me gjeneralin Jackson.
Durkee më tej foli takimin e tij me Thaçin, duke vënë në pah se objektivi i tij kryesor ishte pavarësia e vendit.
Durkee, flet për takimin e parë me Hashim Thaçin dhe objektivin që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Ish-këshilltari politik i Wesley Clarkut, Michael Leroy Durkee, gjatë dëshmisë në Speciale, ka folur për takimin e parë me Hashim Thaçin dhe objektivin që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ai ka thënë se kishte shumë pak shtete që e konsideronin UÇK-në si organizatë terroriste. “Sikurse e kemi mësuar në takimin e parë me Thaçin dhe të tjerët, objektivi i tyre kryesor ishte pavarësia e Kosovës, pra krijimi i një shteti të pavarur. Dua të kthehem një hap pas disa viteve, para se qeveritë perëndimore ta konsideronin UÇK-në si grup terrorist. Në fakt, kishte pak shtete që e kishin konsideruar UÇK-në të tillë”.
Ai shtoi se qëllimi ishte të fitohej mbështetja e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. “U desh pak kohë që ata të fillonin ta shikonin Kosovën si një vend ku të gjithë njerëzit mund të jetonin në paqe dhe siguri, të ishin më të organizuar dhe më të disiplinuar. Mënyra se si ata e demonstronin këtë ishte përmes kontributit në uljen dhe minimizimin e pasojave negative të dhunës, gjë që kishte ndikim pozitiv si mbi shtetet anëtare, ashtu edhe mbi vetveten, për të fituar mbështetjen e NATO-s dhe BE-së”, tha ai.




