By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ponosh: Uashingtoni do të sanksionojë individë nga regjimi
January 15, 2026
Shpërthim dhe zjarr i madh në Utrecht, shemben disa ndërtesa, ka të lënduar
January 15, 2026
Droni rus shpërtheu disa metra larg pastrueses se rrugeve, shihni reagimin
January 15, 2026
Rama ironizon : Grekët mendojnë se janë trashëgimtarë të Platonit dhe Aristotelit
January 15, 2026
Hoxha “shkund” LDK-në: Sulmet ndaj Kurtit shkaktuan katastrofën e dyfishtë të votave!
January 15, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Zagreb u ndanë çmimet `Mbretëresha Teuta 2025`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Në Zagreb u ndanë çmimet `Mbretëresha Teuta 2025`
Lajme

Në Zagreb u ndanë çmimet `Mbretëresha Teuta 2025`

Kosova Times
Last updated: 2025/11/13 at 11:20 PM
Kosova Times Published November 13, 2025
Share
SHARE

Në një atmosferë solemne dhe plot emocion, në Shtëpinë e Gazetarëve në Zagreb u zhvillua ceremonia përmbyllëse e `Ditëve të Teutës 2025`, të dedikuara humanistes së madhe britanike Edith Durham. Ngjarja shënoi një moment të veçantë për komunitetin shqiptar në Kroaci, pasi u festuan 35 vjet nga themelimi i Shoqatës “Mbretëresha Teuta” dhe 20 vjet nga regjistrimi i saj zyrtar.

 

Në këtë ngjarje u ndanë Çmimet “Mbretëresha Teuta 2025”, të cilat iu akorduan ish-presidentit kroat Stipe Mesiq, Ministrisë së Arsimit të Kroacisë, Qytetit të Zagrebit, dramaturges së HNK-së Sanja Iviq dhe Nurije Avdiut, mësueses së parë të gjuhës shqipe në Kroaci, për kontributin e tyre në forcimin e miqësisë shqiptaro-kroate dhe promovimin e vlerave kulturore dhe arsimore.

Në ceremoni morën pjesë shumë të ftuar të nderuar, përfshirë ambasadoren e Shqipërisë, Donika Hoxha, përfaqësues të Ambasadës së Kosovës, ish-kryeministren kroate Jadranka Kosor, politikanet Mirana Palikoviq Gruden dhe Gordana Sobol, shkrimtaren Ana Perajica, si dhe personalitete të tjera të njohura nga fusha e kulturës dhe diplomacisë.

Programi artistik u pasurua me ekspozitën e përbashkët të artistëve Albulena Bilalli, Korab Morina dhe Dorian Koçi, ndërsa kumtesat mbi jetën dhe veprën e Edith Durham-it u mbajtën nga Arnand Plaka, Alketa Gashi Fazliu dhe Andrea Feldman.

Mbrëmjen e drejtuan Oreb dhe Alketa Gashi, ndërsa grupi valltar “Illyria” e emocionoi publikun me performanca kushtuar Mbretëreshës Teuta, Nënë Terezës dhe Edith Durhamit.

Skenari, regjia dhe koreografia mbanin firmën e Shenida Bilallit, ndërsa interpretimi i aktorit kroat të njohur Robert Kurbasha i shtoi një dimension të veçantë artistik ngjarjes.

Organizatorët falënderuan të gjitha anëtaret dhe bashkëpunëtorët e Shoqatës për kontributin dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar se energjia dhe angazhimi i tyre e kthyen këtë ngjarje në një mbrëmje krenarie, arti dhe miqësie mes popullit kroat dhe atij shqiptar.

You Might Also Like

Çeku: Shpëtohet nga rrënimi kulla e Ymer Pogës në Gjakovë

`Fjalori i madh i gjuhës shqipe`, online për përdoruesit

Reagime të stuhishme në Spanjë, ikona kombëtare dhe këngëtarja e famshme përballen me akuza të rënda

Promovohen monografia ‘Shani Pallaska-emblemë e një epoke’

Poezia çekuilibron inteligjencën artificiale

Kosova Times November 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq: Me aplikimin për anëtarësim në BE, Kosova shkeli Marrëveshjen e Uashingtonit

Kosova Times Kosova Times December 15, 2022
Trepça apelon te minatorët për marrëveshje pagesash me këste
Të ndara në Prishtinë, partitë shqiptare bashkohen në Graçanicë
Meksika i prish marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin, pas bastisjes në Ambasadë
Kosova përfiton grant 9.1 milionë euro për sistemin e ujitjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?