By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Giouvarlakia” italiane: supë me qofte gjeldeti të pjekur
December 7, 2025
Gjelle me kërpudha, spinaq dhe pulë
December 7, 2025
Supë franceze me qepë: receta dhe historia e pjatës ikonike
December 7, 2025
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të modernizojnë triadën e tyre bërthamore
December 7, 2025
Putini është i kënaqur me gjithçka. Si u prit presidenti rus në Indi
December 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Takimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim: BE rekomandon që Kryeprokurori i Shtetit të përzgjidhet brenda afateve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Takimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim: BE rekomandon që Kryeprokurori i Shtetit të përzgjidhet brenda afateve
Lajme

Takimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim: BE rekomandon që Kryeprokurori i Shtetit të përzgjidhet brenda afateve

Kosova Times
Last updated: 2025/11/14 at 2:02 PM
Kosova Times Published November 14, 2025
Share
SHARE

Gresa Selimaj Bytyqi, U.d. Drejtore e Zyrës për Kritere Politike në Zyrën e Kryeministrit, dhe Jiri Plecity, Udhëheqës i Njësisë për Kosovën dhe Serbinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësinë Lindore, ishin sot në rolin e bashkë-kryesuesve të takimit të shtatë të mbajtur në Prishtinë të Nën-Komitetit BE-Kosovë për Drejtësi, Liri dhe Siguri. Takimi shërbeu për të diskutuar zhvillimet dhe bashkëpunimin e ardhshëm në fushat e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe punëve të brendshme.

Prioritet mbetet zbatimi i reformave në drejtësi në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe Deklaratën e Përbashkët të Zotimit. Për këtë qëllim, pjesëmarrësit u dakorduan të bashkëpunojnë për rritjen e llogaridhënies, integritetit, profesionalizmit dhe pavarësisë brenda gjyqësorit.

U diskutuan gjithashtu çështje që lidhen me drejtësinë administrative dhe trajtimin e lëndëve të pazgjidhura gjyqësore. BE-ja potencoi nevojën që Kryeprokurori i Shtetit të përzgjidhet brenda afateve dhe Kodi Civil të miratohet në kohë, siç është dakorduar në Agjendën e Reformave për Kosovën dhe është rekomanduar në raportet vijuese për Kosovën.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, diskutimi u fokusua në rëndësinë e zbatimit të kornizës strategjike të Kosovës, bashkëpunimin ndërinstitucional, konfiskimin e aseteve dhe funksionimin e bazës së re të të dhënave për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Autoritetet e Kosovës ofruan përditësime rreth legjislacionit rreth zbatimittëobligimeve për deklarimin e pasurisë, mbrojtjen e sinjalizuesve, parandalimin e konfliktit të interesit dhe luftimin e pastrimit të parave.

Në fushën e punëve të brendshme, dialogu sektorial trajtoi aktivitetet që lidhen me luftimin e terrorizmit, luftimine ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, luftimin e narkotikëve, adresimin e çështjeve të migracionit, vizave dhe azilit, si dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës së migrantëve.

Sa i përket të drejtave themelore, diskutimet mbuluan bashkëpunimin e Avokatit të Popullit me institucionet, koordinimin e përgjithshëm, të drejtat e komuniteteve jo-shumicë, barazinë gjinore dhe dhunën në baza gjinore, lirinë e shprehjes dhe drejtësinë tranzicionale.

Kosova dhe Komisioni Evropian u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat, përfshirë atë në nivel teknik, për të siguruar zbatimin e plotë dhe në kohë të reformave në vazhdim dhe për të dizajnuar reformat e ardhshme. Për këtë qëllim, zyrtarët përfaqësues miratuan një sërë konkluzionesh konkrete dhe me afate të përcaktuara që do t’i ndihmonin Kosovës t’i prioritizonte reformat përkatëse dhe t’i zbatonte rekomandimet që rrjedhin nga raporti i vitit 2025 për Kosovën, i publikuar së fundmi.

Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit (MSA) është korniza për BE-në dhe administratën e Kosovës për të diskutuar çështje teknike dhe të politikave mbi reformat e lidhura me BE-në. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit, të ndihmuar nga Komiteti i Stabilizimit dhe Asociimit, si dhe Nën-Komitetet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të legjislacionit të BE-së. Takimet e organeve të MSA-së japin kontribut të drejtpërdrejtë në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Secili takim i nën-komitetit monitoron dhe shoqëron rezultatet e Kosovës në reforma dhe identifikon si mundet BE-ja të ndihmojë në këtë proces.

Janë shtatë fusha të mbuluara përmes takimeve sektoriale të nën-komiteteve përkatëse: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria e Informacionit, Politikat Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Doganat dhe Tatimet; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkimi, Pylltaria, Siguria Ushqimore; Transporti, Mjedisi, Energjia, Ndryshimet klimatike dhe Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.

“Dy fusha të tjera, të mbuluara përmes takimeve të grupeve të posaçme, janë reforma në administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Takimet e Komitetit dhe nën-Komiteteve të MSA-së bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Secili takim rezulton në veprime vijuese të dakorduara bashkërisht që do të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës. Koha ndërmjet takimeve lejon zbatimin e rekomandimeve dhe veprimeve të mëvonshme të dakorduara”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

 

You Might Also Like

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

Vdes veterani i UÇK-së, Shani Kurtaj

Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shqiptare

Elezi: Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistruar

Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës së pavarur

Kosova Times November 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në rajonin e Stavropolit pati viktima nga ulja emergjente e avionit An-2

Kosova Times Kosova Times October 27, 2024
Eurodeputeti Mandl: Kosova, foshnje e BE-së dhe ShBA-së
Shënohet 21 marsi Dita Ndërkombëtare e Pyjeve
PDK e dënon aktin kriminal të hedhjes së granatës në Zveçan
Udhëheqësit francezë, gjermanë dhe polakë do të vizitojnë Moldavinë për të demonstruar forcën përballë Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?