By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Padyshim detoksi më i mirë pas festave: “Uji japonez” humb peshë dhe pastron trupin
January 20, 2026
Horoskopi ditor për 20 janar
January 20, 2026
Kaq shumë borë ra në këtë gadishull sa njerëzit u varrosën – në rrokaqiej
January 19, 2026
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit 1455 në Krujë
January 19, 2026
Xherdan Shaqiri shpallet Sportisti i Vitit 2025 në Bazel
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Vendimi i PZAP-it është i padrejtë, do ta dërgojmë në Gjykatën Supreme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK: Vendimi i PZAP-it është i padrejtë, do ta dërgojmë në Gjykatën Supreme
Ballina 1Lajme

PDK: Vendimi i PZAP-it është i padrejtë, do ta dërgojmë në Gjykatën Supreme

Kosova Times
Last updated: 2025/11/14 at 8:25 PM
Kosova Times Published November 14, 2025
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të PZAP-it, i cili refuzoi ankesën e saj për parregullsitë në procesin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut, duke e quajtur këtë vendim të padrejtë dhe të pambështetur në realitetin e asaj që ka ndodhur.

 

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh zhgënjimin e saj të thellë me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili sot ka refuzuar ankesën tonë lidhur me parregullsitë e evidentuara në procesin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut. Ne e konsiderojmë këtë vendim të padrejtë dhe të pambështetur në realitetin e asaj që ka ndodhur në Mitrovicë,” tha PDK, duke theksuar se ka paraqitur fakte dhe dëshmi që tregojnë cënimin e procesit zgjedhor dhe mosrespektimin e vullnetit të qytetarëve.

Kjo parti theksoi se nuk do të ndalet dhe do të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë të Republikës së Kosovës.

“Hapi ynë i radhës është paraqitja e ankesës në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, e cila është instanca përfundimtare dhe vendimtare për të garantuar drejtësi dhe integritet të procesit zgjedhor,” tha PDK.

PDK shtoi se është në mbrojtje të votës së lirë, të drejtë dhe të pastër të qytetarëve. “Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa respektimin e ligjit dhe të vullnetit të shprehur të qytetarëve të Mitrovicës”, theksohet tutje në reagim.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila kërkonte përsëritjen e procesit zgjedhor në Mitrovicën e Jugut. Në vendimin e publikuar sot, PZAP konstaton se pretendimet për parregullsi gjatë numërimit të votave nuk janë vërtetuar.

You Might Also Like

Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit 1455 në Krujë

Ekstradohet nga Kosova në Maqedoninë e Veriut i kërkuari ndërkombëtarisht

KOMF: Çdo manipulim mbi fëmijët me autizëm duhet ndëshkuar

Hamza: Zgjedhjet e brendshme të PDK-së, hap i domosdoshëm

Osmani dhe ambasadorja greke flasin për zhvillimet politike e bashkëpunimin

Kosova Times November 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tetë persona u vranë në të shtënat në kafene ne Ekuador. midis tyre edhe serbe

Kosova Times Kosova Times August 13, 2025
Nikolaidis: KOS është sot, në një kuptim simbolik, ajo që ishte APJ në kohën e Millosheviçit
Analistët mbështesin idenë e Ramës për konferencë ndërkombëtare
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Për herë të dytë që nga fillimi i luftës, Putini dështoi të përgatiste fjalimin e tij te obliguar vjetor në Asamblenë Federale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?