By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Punëtorët e RTK-së pa paga, Shoqata Sindikale kërkon zhbllokimin e buxhetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Punëtorët e RTK-së pa paga, Shoqata Sindikale kërkon zhbllokimin e buxhetit
Ballina 1Lajme

Punëtorët e RTK-së pa paga, Shoqata Sindikale kërkon zhbllokimin e buxhetit

Kosova Times
Last updated: 2025/11/16 at 1:10 PM
Kosova Times Published November 16, 2025
Share
SHARE

Shoqata Sindikale e Radio Kosovës i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, që të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për Radio Televizionin e Kosovës, i cili ndodhet në gjendjen më të rënduar financiare të viteve të fundit, duke rrezikuar funksionimin bazik të transmetuesit publik.

 

Sipas njoftimit, që nga muaji tetor RTK ka hyrë në pamundësi totale financiare, dhe punëtorët kanë mbetur pa paga për më shumë se dy javë, duke u përballur me vështirësi të theksuara sociale dhe humane. Ndër ta ka edhe punëtorë me sëmundje të rënda, përfshirë sëmundje malinje, të cilët nuk arrijnë të sigurojnë as medikamentet bazë.

Shoqata thekson se, sipas Ligjit nr. 08/L-332 për ndarjet buxhetore për vitin 2025, kësti i dytë i mjeteve për RTK-në mund të ekzekutohet vetëm pas vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. Për shkak të moskonstituimit të këtij komisioni, fondet janë bllokuar, duke e lënë transmetuesin publik pa mundësi operimi normal.

Në këtë situatë, Shoqata ka kërkuar që më së largu nesër, të mbahet mbledhje urgjente e Kryesisë së Kuvendit dhe të caktohet një seancë e jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës: formimin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, për të mundësuar zhbllokimin e mjeteve të parapara për RTK-në.

Shoqata paralajmëron se mungesa e buxhetit ka paralizuar pothuaj tërësisht funksionimin e mediumit publik, duke ndërprerë shërbime bazike dhe grumbulluar obligime, dhe e ka çuar RTK-në drejt një kolapsi me pasoja të pariparueshme për shërbimin publik, demokracinë dhe të drejtën e qytetarëve për informim të pavarur.

Shoqata Sindikale i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike në Kuvend të tregojnë përgjegjësi institucionale dhe të kontribuojnë në zhbllokimin e buxhetit, ndërsa paralajmëron vijimin e protestave dhe grevave të përditshme në rast të mosveprimit.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Kosova Times November 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Partia “FJALA” përfundon aplikimin në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Kosova Times Kosova Times December 11, 2024
I zhgënjyer te Man United, Eriksen e mendon largimin
Yulia Svyrydenko emërohet Kryeministre e Ukrainës, ndërsa Zelensky nis riorganizimin e kabinetit
Bukuresht: Arrestohet financuesi kyç i Hezbollahut
Tirana shënon 1 Majin me thirrje që të rinjtë të mos emigrojnë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?