By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Sport

Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin

Kosova Times
Last updated: 2025/11/18 at 11:24 PM
Kosova Times Published November 18, 2025
Share
SHARE

Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e luajtur sonte ndaj Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

Me këtë rezultat, Kosova e përfundon grupin me njëmbëdhjetë pikë dhe siguron vendin e dytë, që e dërgon në “play-off”. Ndërkohë, Zvicra me katërmbëdhjetë pikë konfirmon kreun e grupit dhe kualifikohet drejtpërdrejt në Botëror.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, me të dy skuadrat që kanë zhvilluar lojë të kujdesshme. Zvicra ka pasur një nuancë më shumë në posedim, por nuk ka krijuar rrezik serioz, ndërsa Kosova e ka mbajtur fort në mbrojtje pa arritur të prodhojë raste të pastra.

Helvetikët kanë kaluar në epërsi sapo ka nisur pjesa e dytë.

Në minutën e dyzet e shtatë, Vargas e ka shfrytëzuar një moment të pakujdesisë dhe ka shënuar për 0–1, duke e vendosur Kosovën në presion.

Dardanët kanë reaguar me kalimin e minutave duke e rritur përpjekjen për ndryshim të rezultatit.

Presioni është shpërblyer në minutën e shtatëdhjetë e katërt, kur Florent Muslija ka realizuar një supergol nga distanca, duke ndezur atmosferën në “Fadil Vokrri” dhe duke barazuar shifrat në 1–1.

Në minutat në vazhdim, Kosova e ka kërkuar edhe golin e përmbysjes, por rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund.

Kosova e barazon rezultatin

Kosova ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Zvicrës.

Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e katërt kur Florent Muslija ka shënuar një gol spektakolar me një gjuajtje të fortë nga distanca, duke elektrizuar atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Golit i ka paraprirë një presion i madh i Kosovës, e cila në minutat e fundit ka shtuar ritmin dhe ka rritur intensitetin në kërkim të barazimit. Zvicra kalon në epërsi

Kosova e ka nisur keqe pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Zvicrës.

Në minutën e dyzet e shtatë, helvetikët kanë kaluar në epërsi falë golit të shënuar nga Vargas.

Megjithatë, deri në fund të takimit ka ende shumë minuta lojë dhe rezultati mbetet i hapur.

 Kosova dhe Zvicra e mbyllin pa gola pjesën e parë

Pjesa e parë e ndeshjes Kosova – Zvicra është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Helvetikët kanë pasur një nuancë më shumë posedimin e topit, por pa arritur të krijojnë raste të rrezikshme për shënim.

Edhe Kosova ka zhvilluar një pjesë të mirë në mbrojtje, por pa mundur të prodhojë ndonjë rast të pastër para portës zvicerane.

Lufta ka qenë kryesisht në mesfushë dhe me pak hapësira për të dyja skuadrat.

Në dispozicion mbetet një pjesë e dytë e plotë, ku të dy ekipet do të tentojnë ta ndryshojnë rezultatin.

Nis ndeshja Kosova – Zvicra

Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ballafaqim që mbyll këtë fushatë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kosova, e cila mban pozitën e dytë me dhjetë pikë, kërkon një rezultat historik për të kapur vendin e parë. Vetëm një fitore me rezultat të thellë 6-0 do ta rrëzonte Zvicrën nga kreu i grupit, aty ku helvetikët kryesojnë me trembëdhjetë pikë. Megjithatë Kosova tashmë e ka siguruar barazhin dhe edhe rezultatet e tjera pos fitores nuk do të mund ta zhvendosnin nga pozita e dytë në ndonjë pozitë më poshtë. Në ndeshjen e parë mes dy kombëtareve, Zvicra kishte fituar bindshëm me shifrat 4-0.

Kosova – Zvicra, formacionet

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përballja nis në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Zvicra vjen në këtë sfidë si lidere e grupit me trembëdhjetë pikë, ndërsa në përballjen e parë mes dy ekipeve kishte fituar bindshëm me rezultatin 4–0. Për këtë arsye Kosova, që gjendet në vendin e dytë me dhjetë pikë, ka vetëm një skenar që do t’i siguronte kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026: një fitore me rezultat të thellë 6–0. Çdo rezultat tjetër do ta linte Kosovën në vendin e dytë të grupit, duke e dërguar në Play-Off, ku do të kërkojë kalimin në Botëror përmes ndeshjeve shtesë.

FORMACIONET:

No description available.

You Might Also Like

Ademi: Kosova me mentalitet fituesi, Botërori do të ishte qershia mbi tortë

Ndahet nga jeta Davide Tizzano, KOK: Ishte mik i çmuar i Kosovës

Milan fiton ndaj Verona dhe e merr kryesimin

Presidenti i Fenerbahçes arrestohet për drogë

Drita e mbyll stinorin vjeshtor me fitore ndaj Prishtinës

Kosova Times November 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Z-ja e Putinit në makinë dhe autoblindë, duhet ta alarmoj Amerikën

Kosova Times Kosova Times May 29, 2023
Volker: Perëndimi forcon Vuçiqin, teksa minon të tjerët në Ballkan
Vuçiq: Po ta kishte dëgjuar Roth-in, Kosova do të ishte në OKB
DUSH I FTOHTË: Shikoni si reaguan malazezët ndaj brohoritjeve Kosovë-Serbi në Podgoricë (VIDEO)
FFK: Punimet në stadiumin ‘Adem Jashari’ po zhvillohen me ritëm të lartë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?