By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Shengeni Ushtarak”: Evropa planifikon një mekanizëm për vendosjen e shpejtë të trupave
November 19, 2025
Perandoria e naftës e Lukoil do të ndahet midis sheikëve arabë dhe gjigantëve amerikanë të energjisë
November 19, 2025
Numri i të vdekurve nga sulmi rus në Ternopil është rritur në 25
November 19, 2025
Kontraktori ushtarak rus i dehur vrau dy nxënëse shkolle ndërsa ngiste makinën
November 19, 2025
Një nga fotot “më të shtrenjta” u bë në darkën e Trump
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Ballina 1Lajme

Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Kosova Times
Last updated: 2025/11/19 at 4:49 PM
Kosova Times Published November 19, 2025
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë së propozuar me kryeministër Glauk Konjufcën. Për formimin e qeverisë, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 votuan kundër. Me këtë, seanca është mbyllur.

 

Pas dështimit të dytë për formimin e qeverisë, presidentja Vjosa Osmani, në konsultim me liderët e partive politike, do të caktojë datën për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Mbajtja e zgjedhjeve është mbështetur si alternativë nga të gjitha partitë politike.

Konjufca: Pa një qeveri të re vendi e ka të sigurt thellimin e krizës

Glauk Konjufca si mandatar i dytë për krijimin e qeverisë së re, para deputetëve të Kuvendit tha se për herë të parë në jetën e vetë parlamentare Kuvendi i Republikës nuk arriti ta legjitimojë me votë qeverinë e shtetit.

Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë së propozuar me kryeministër Glauk Konjufcën. Për formimin e qeverisë, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 votuan kundër. Me këtë, seanca është mbyllur.

Pas dështimit të dytë për formimin e qeverisë, presidentja Vjosa Osmani, në konsultim me liderët e partive politike, do të caktojë datën për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Mbajtja e zgjedhjeve është mbështetur si alternativë nga të gjitha partitë politike.

“Votimit të 26 tetorit i parapriu një krizë 6 mujore e cila ishte rezultat i pamundësisë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Viti 2025 do të mbahet në mend si një vit shumica e të cilit humb në përpjekje për themelimin e institucioneve tona kushtetuese, Kuvendit e Qeverisë”, tha ai.

Megjithatë, tha ai në fjalimin e tij se viteve të fundit arritjet e Kosovës janë të mëdha.

“Po hyjmë ne vitin e pestë me rritje ekonomike mbi 4 për qind e disiplina fiskale, po shkon duke u konsoliduar. Borxhi i jashtëm ndodhet në pikën e tij historikisht më të ulët, kurse mbledhja e brendshme e tatimeve bashke me qarkullimin e bizneseve ka shënuar rritje enorme”, tha ai.

Foli për luftimin e bandave në veri që tha se janë luftuar me sukses strukturat e Serbisë të lidhura me krimin e organizuar e kontrabandën, kurse buxheti për mbrojtje tha se është katërfishuar.

“Në planin ndërkombëtar u mundësua lëvizja pa viza ë zonën shengen e erdhën po ashtu tri njohje ndërkombëtare, shumë të rëndësishme në Republikën e Kosovës. Këto janë bërë falë punës së mirë të qeverisë Kurti”, tha ai.

Ai tha se tash është faza e mandatarit të dytë për krijimin e qeverisë. Tha se pa një qeveri të re, vendi e ka të sigurt vetëm një gjë, thellimin e krizës aktuale.

“Përmes themelimit të kësaj qeverie, sot  ne synojmë disa gjëra bazike për shtetin tonë. Së pari synojmë ta kursejmë Kosovën nga dy palë zgjedhje eventuale. Do të ishte arrogancë ta qonim vendin tonë drejt e në zgjedhje. Patëm zgjedhje në shkurt të këtij viti, dy raunde zgjedhjesh lokale në tetor e nëntor, tash nëse shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor, kush na garanton që do t’i shmangim ato edhe në mars. Nuk ka kurrfarë garancie, e nëse kjo ndodhë institucionet duhet ët jenë gjithmonë të përgatitura, ama për qytetarët tanë rraskapitëse, për KQZ-në një sfidë të cilën kurrë nuk e kanë provuar, kurse për taksat e popullit edhe 8 milion të tjera të harxhuara pa arsye”, deklaroi Konjufca në fjalën e tij si mandatar i dytë.

Konjufca tha se nëse dështon edhe kjo përpjekje, atëherë pashmangshëm shkohet në zgjedhje, por tha se secili duhet ta dijë se çka bartë mbi supe, e këto janë përgjegjësi të ndryshme.

“Disa çështje që qeveria jonë do t’i trajtojë me urgjencë  janë: Buxheti i shtetit për vitin 2026, miratimi i Planit të Rritjes së BE-së, disa marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, ekzekutimi i pagave të punëtorëve të RTK-së si dhe miratimi i buxhetit për komunat Prishtinë, Gjilan e Zubin Potok. Dua të ua risjellë në mendje po ashtu që unë po kërkoj nga ju diçka që ne vetë e kemi pas bërë në vitin 2020. Të gjithëve na kujtohet se si LVV e pati votuar buxhetin e qeverisë Hoti më 29 dhjetor të vitit 2020. Neve nuk na u pat dukur ai buxhet i personit, Avdullah Hoti, por i shtetit të Kosovës. Edhe ne mund të mos e kishim votuar atë buxhet, ama do të bëheshim përgjegjës për një krizë nga e cila rrezikoheshin drejtpërdrejt të gjitha pagat e sektorit publik. Ne atëherë e bëmë dallimin mes asaj që ishte interes publik dhe betejë  politike e përditshme”, deklaroi Konjufca, para se të prezantonte emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Konjufca prezanton kabinetin qeverisës para Kuvendit. Përbërja e propozuar nga Konjufca: Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albin Kurti; Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla; Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka; Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati; Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti; Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci; Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu; Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia; Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Avni Zogiani; Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Fatmir Spahiu; Ministër i Sportit dhe Rinisë; Blerim Gashani Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Rasim Demiri; Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli; Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja; Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Besnik Bislimi; Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari; Ministre e Energjisë dhe Minierave, Artane Rizvanolli; Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq; Ministër për Zhvillim Rajonal, Sejnur Veshall.

 

You Might Also Like

Haradinaj: Do ta votonim buxhetin sikur të kishte qeveri

Murati: Opozita e Lista Serbe janë barrikaduar kundër Kurtit

Zemaj: Përgjegjësi i bllokadës e mori përgjigjen me votë

Krasniqi: Tetë deputetë nga Grupi Multietnik mbështetin Konjufcën

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Kosova Times November 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times June 6, 2023
Rusia ndihmon në ekspozimin e agjentit britanik të ekzekutuar në Iran
Dokument i publikuar që dyshohet se tregon komunikimin brenda Hamasit: “Jemi të thyer fizikisht dhe psicikisht”
Murati: 200 milionë euro mund të humbasin nëse nuk votohen marrëveshjet
Vdes aksidentalisht një fëmijë në Suharekë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?