‘Dardanët’ siguruan pjesëmarrjen në fazën e play-off-it të Botërorit, duke e mbyllur Grupin B në vendin e dytë, përballë kundërshtarëve të fortë si Zvicra, Sllovenia dhe Suedia.

Kosova përfundoi me tri fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje, duke regjistruar një nga ciklet më të suksesshme në historinë e saj.

Fitoret në udhëtim kundër Sllovenisë dhe barazimi me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” kanë qenë vendimtare për këtë ngritje.

Rekord në renditjen e FIFA-s

Pas përditësimit të fundit, Kosova ka shënuar një rritje prej katër pozicionesh, duke kaluar nga vendi i 84-të në të 80-tin – pozicion që përfaqëson një nga renditjet më të larta të saj ndonjëherë.

Me këtë ngjitje, Kosova ka lënë pas kombëtare si Curaçao, Guinea dhe Mali i Zi, duke vazhduar trendin pozitiv në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, Shqipëria ka pësuar rënie prej dy pozicionesh dhe tani gjendet në vendin 63.

Kjo ngjitje e Kosovës vjen si dëshmi e progresit të vazhdueshëm të kombëtares sonë, në prag të ndeshjeve vendimtare të play-off-it për një vend në Botërorin 2026, ku synimi kryesor mbetet debutimi historik në skenën më të madhe të futbollit botëror.