By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Zgjedhjet e jashtëzakonshme më 28 dhjetor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Zgjedhjet e jashtëzakonshme më 28 dhjetor
Ballina 1Lajme

Osmani: Zgjedhjet e jashtëzakonshme më 28 dhjetor

Kosova Times
Last updated: 2025/11/20 at 3:17 PM
Kosova Times Published November 20, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka caktuar 28 dhjetorin si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ajo ka theksuar se kjo datë është më e përshtatshmja për mbajtjen e zgjedhjeve.

 

“21 dhe 28 dhjetor janë datat që mund të bëhen sipas Kushtetutës. Tetë parti janë deklaruara për datën 28, pesë parti për datën 21 dhe 3 parti për cilëndo datë. 28 dhjetorin e kam vlerësuar që mbetet data e vetme e mundshme, edhe pse edhe kjo datë do të ketë sfida për KQZ-në”, tha ajo.

Ajo ka përmendur pse data 21 dhjetor praktikisht është e pamundshme për mbajtjen e zgjedhjeve si dhe ka treguar pse 4 e 11 janari nuk mund të jenë data për mbajtjen e zgjedhjeve.

Tha se 11 janari është datë jashtë afateve kushtetuese, meqë sot ka shpërndarë me dekret Kuvendin.

Për 4 janarin tha se do të ishte problem shfrytëzimi i buxhetit për KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve.

“Sa i përket 4 janarit, jam njoftuar se sa i përket legjislacionit në fuqi dhe meqë nuk kemi buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm, KQZ-së i lejohet të përdorë vetëm një të dymbëdhjetën e buxhetit,  maksimum 1. 5 milion. Praktikisht nuk është e mundur zgjedhjet të mbahen në këtë datë për shkak të pamundësisë të shfrytëzohet buxheti”, tha ajo.

Tutje, Osmani në konferencën për media ka folur pse data 28 dhjetor është më e pranueshme si datë zgjedhjesh.

Ka treguar se gjatë kësaj periudhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kreun e KQZ-së me të cilin tha se biseduan për procesin e papërfunduar të zgjedhjeve lokale e atë që pritet të ndodhë në Kosovë.

“Gjatë kësaj periudhe kam qenë në kontakt me kryetarin e KQZ-së, duke analizuar procesin e papërfunduar të zgjedhjeve lokale të cilat nuk kanë përfunduar akoma sa i përket procedurës së certifikimit. Ekzistojnë pastaj afatet e ankesave, pas kësaj procedurat e asgjësimit të materialit, përgatitja e platformës së rezultateve preliminare dhe asaj të numërimit që duhet të ripërtrihen në parametrat e zgjedhjeve të përgjithshme. Para fillimit të fushatës janë edhe një sërë veprimesh që janë regjistrimi i subjekteve politike e koalicioneve, dhe certifikimi i kandidatëve, hedhja e shortit, shpallja e fletëvotimit e veprime të tjera. Për më tepër duhet së paku hapësirë kohore për të mundësuar votimin jashtë vendit dhe duhet pasur parasysh që sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, shtetasve  që jetojnë jashtë vendit duhet dhënë së paku 15 ditë afat me qëllim të aplikimit dhe regjistrimit për të votuar. Në mesin e gjithë këtyre janë edhe procedurat tenderuese. Pra të gjitha këto e bëjnë praktikisht të pamundshme edhe datën 21 dhjetor”, tha ajo.

Osmani tregoi se para se të nënshkruante dekretin për shpërndarje, sot ka bërë përpjekjen e fundit që partitë parlamentare të kthehen edhe njëherë në Kuvend.

“Para se ta nënshkruajë dekretin për shpërndarje kam bërë përpjekjen e fundit që partitë të kthehen në Kuvend që të miratohen zgjatjet buxhetore në mënyrë që as pagat e qytetarëve tanë e as funksionimi i shtetit të mos bllokohen dhe të kemi buxhet deri në mars. Së dyti ka qenë edhe pako presidenciale prej pesë marrëveshjesh ndërkombëtare në vlerë prej 1 miliardë euro dhe çështje të tjera të rëndësishme për të cilat kam shpresuar për vullnet politik”, ka thënë Osmani.

Megjithatë, ajo ka thënë se ka pasur mungesë të vullnetit politik për këtë dhe si rrjedhojë është detyruar të nënshkruajë dekretin e shpërndarjes së legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

You Might Also Like

Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës

Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt

Rrezik për nxënësit nga stacioni i autobusëve te ’Emin Duraku’

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banesave

Kosova Times November 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama takon deputeten britanike Kearns: Dëshmoi përkrahjen e pakursyer për Kosovën

Kosova Times Kosova Times October 20, 2023
Serbia gjurmëve ruse me veprimet në Kosovë
Radovan Karaxhiq akuzohet për organizimin e arratisjes
“Një brez i indinjuar është gati të përmbysë Republikën Islamike”
Pahor po përgatit një propozim për dialogun Kosovë-Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?