Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Me propozim të zv.kryesueses Jehona Grantolli, Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e 278-të me radhë, me 5 vota, ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale lidhur me masakrën e Reçakut. Në vend të tij është emëruar Agron Calaj, i cili është zv.kryeprokuror.
Ndryshe dje Kelmendi, kishte thirrur konferencë të jashtëzakonshme pas intervistimit nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e masakrës së Reçakut.
Në një konferencë për media të thirrur pasi që është intervistuar nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarit për masakrën Reçakut, ai ka mohuar se ka qenë ndonjëherë asistent i gjyqtares serbe Danica Marinkoviq, e cila ka qenë e ngarkuar nga regjimi serb “ta hetojë” masakrën e Reçakut.




