By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Padyshim detoksi më i mirë pas festave: “Uji japonez” humb peshë dhe pastron trupin
January 20, 2026
Horoskopi ditor për 20 janar
January 20, 2026
Kaq shumë borë ra në këtë gadishull sa njerëzit u varrosën – në rrokaqiej
January 19, 2026
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit 1455 në Krujë
January 19, 2026
Xherdan Shaqiri shpallet Sportisti i Vitit 2025 në Bazel
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga drejtimi i Degës së LDK-së në Vushtrri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga drejtimi i Degës së LDK-së në Vushtrri
Ballina 1Lajme

Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga drejtimi i Degës së LDK-së në Vushtrri

Kosova Times
Last updated: 2025/11/20 at 11:22 AM
Kosova Times Published November 20, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë, duke e cilësuar vendimin si një akt reflektimi, përgjegjësie politike dhe hapje rrugë për energji të reja brenda subjektit.

 

Tahiri tha se dorëheqja nuk vjen as nga lodhja dhe as nga zhgënjimi, por nga dashuria për qytetin e Vushtrrisë dhe respekti për anëtarët e LDK-së. “Besoj se udhëheqja duhet të dijë jo vetëm kur të prijë, por edhe kur të hapë rrugë për energji të reja, për një kapitull tjetër të LDK-së në Vushtrri,” u shpreh ai.

Në njoftimin e tij, Tahiri rikujtoi rrugëtimin politik që nga viti 2009 kur u zgjodh në krye të rinisë së LDK-së në Vushtrri e më pas në nivel qendror. Ai theksoi se periudha 2017–2021, kur drejtoi Komunën e Vushtrrisë, ka qenë një ndër nderet më të mëdha të jetës së tij politike.

Tahiri publikoi edhe rezultatet elektorale të LDK-së në Vushtrri gjatë viteve të fundit, duke nënvizuar rritjet dhe sfidat, përfshirë edhe zgjedhjet e vitit 2017 kur ai u bë i vetmi kandidat i LDK-së në rajonin e Mitrovicës që fitoi zgjedhjet lokale në 20 vjet.

Ai shtoi se dorëheqja nuk nënkupton largim nga politika apo nga LDK-ja. Tahiri do të vazhdojë angazhimin e tij në Kryesinë Qendrore dhe në Këshillin e Përgjithshëm të partisë. “Vendimi për dorëheqje është një hap prapa vetëm në pozicion, por jo në angazhim,” tha ai.

Tahiri falënderoi qytetarët e Vushtrrisë, anëtarët dhe aktivistët e LDK-së për mbështetjen e shumëvjeçare, duke e cilësuar LDK-në “vlerë, amanet dhe rrugëtim të jetës”.

Në fund, ai theksoi se beson në të ardhmen e Vushtrrisë dhe në forcimin e mëtejshëm të LDK-së.

You Might Also Like

Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit 1455 në Krujë

Ekstradohet nga Kosova në Maqedoninë e Veriut i kërkuari ndërkombëtarisht

KOMF: Çdo manipulim mbi fëmijët me autizëm duhet ndëshkuar

Hamza: Zgjedhjet e brendshme të PDK-së, hap i domosdoshëm

Osmani dhe ambasadorja greke flasin për zhvillimet politike e bashkëpunimin

Kosova Times November 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti do të nderojë të rënët në Koshare dhe Kaçanik

Kosova Times Kosova Times April 9, 2024
Në zemër të Toskanës: Një qytet hyjnor ku fansat e lojërave video do të ndihen si në shtëpinë e tyre
Osmani: Sukseset e Kosovës janë të mundura me përkrahjen e aleatëve
Vriten katër persona pas të shtënave me armë në një tren të Çikagos
Diskutohet plani për spitalin e Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?