Kështu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka përcaktuar sot afatet kryesore të aktiviteteve deri në ditën e zgjedhjeve.

“Fushata zgjedhore e subjekteve politike të certifikuara fillon me datën 17.12.2025 dhe përfundon me datën 28.12.2025”, thotë KQZ-ja.

Sipas vendimit të KQZ-së, afatet e aktiviteteve zgjedhore përpos fushatës zgjedhore, përfshijnë edhe aplikimi e subjekteve politike dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, akreditimin e vëzhguesve, e shumë aktivitete të tjera.

Këto janë aktivitetet për të cilat KQZ-ja ka përcaktuar afatet kohore:

KQZ pranon ekstraktin e parë të regjistrit qendror civil nga Ministria e Punëve të Brendshme/ Agjencia e Regjistrimit Civil më së voni me datën 22.11.2025;

KQZ merr vendim për caktimin e kufizimit të shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025 më së voni me datën 24.11.2025;

Partitë politike të regjistruara deklarojnë mos pjesëmarrjen në zgjedhje në periudhën kohore 24.11.2025 deri më 30.11.2025;

Partitë politike të regjistruara deklarohen për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve, në periudhën kohore 24.11.2025 deri më 30.11.2025;

Periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike realizohet nga data 24.11.2025 deri më 30.11.2025;

Periudha e dorëzimit të listës së kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara realizohet nga data 24.11.2025 deri më 07.12.2025;

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve pulitke në fletëvotim realizohet në datën 08.12.2025;

KQZ merr vendim për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore me datën 26.11.2025;

KQZ publikon listën e Qendrave të Votimit me datën 25.11.2025;

KQZ miraton dhe publikon listën e Qendrave Komunale të Numërimit me datën 25.11.2025;  Periudha e shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimit fillon me datën 26.11.2025 dhe përfundon me datën 06.12.2025;

Periudha e kundërshtimit dhe konfirmimit e listës së votuesve fillon me datën 26.11.2025 dhe përfundon me datën 07.12.2025;

Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës fillon me datën 26.11.2025 dhe përfundon me datën 06.12.2025; 14. Lista e votuesve që përfshinë votuesit brenda dhe jashtë Kosovës certifikohet nga KQZ, me datën 10.12.2025;

Periudha e votimit përmes postës fillon me datën 12.12.2025 dhe përfundon me datën 27.12.2025;

Fushata zgjedhore e subjekteve politike të certifikuara fillon me datën 17.12.2025 dhe përfundon me datën 28.12.2025;

Periudha e regjistrimit të personave me nevoja të veçanta fillon me datën 11.12.2025 dhe përfundon me datën 21.12.2025;

KQZ emëron këshillat e vendvotimeve, më së voni me datën 16.12.2025;

KQZ emëron këshillat e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike më së voni me datën 16.12.2025;

KQZ emëron ekipet e numërimit për Qendrat Komunale të Numërimit më së voni me datën 16.12.2025;

Periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve fillon me datën 05.12.2025 dhe përfundon me datën 20.12.2025.