By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet
January 26, 2026
Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm
January 26, 2026
Kurti takon ambasadorin Hargreaves
January 26, 2026
Rrufeja godet tubimin pro-Bolsonaro në Brazil, dhjetëra të plagosur
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria Speciale mohon pretendimet për ndërhyrje në proceset e KPK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria Speciale mohon pretendimet për ndërhyrje në proceset e KPK-së
Lajme

Prokuroria Speciale mohon pretendimet për ndërhyrje në proceset e KPK-së

Kosova Times
Last updated: 2025/11/21 at 11:02 AM
Kosova Times Published November 21, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar sot ndaj deklarimeve të disa anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), duke i quajtur të pasakta pretendimet se Kryeprokurori i PSRK-së ka ndikuar në proceset vendimmarrëse të këtij institucioni.

 

Në njoftimin e saj, Prokuroria Speciale thekson se as institucioni dhe as Kryeprokurori nuk kanë ushtruar dhe as nuk mund të ushtrojnë ndikim në çështjet që janë kompetencë ekskluzive e KPK-së. Sipas PSRK-së, çdo përpjekje për ta përfshirë këtë prokurori në debatet e brendshme të Këshillit dëmton integritetin e tërë sistemit prokurorial.

“Kryeprokurori, z.Blerim Isufaj, mbetet i përkushtuar që të ushtrojë mandatin në krye të Prokurorisë Speciale, duke përjashtuar çdo pretendim për ushtrimin e ndonjë pozite tjetër, çka dëshmohet edhe me emërimin e një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në reagim.

Në fund, Prokuroria Speciale riafirmon angazhimin e saj për të vazhduar përmbushjen e detyrave me pavarësi të plotë, në shërbim të interesit publik, me përkushtim dhe transparencë.

Kujtojmë se përplasjet në Sistemin Prokurorial kanë ardhur pas shkarkimit të Besim Kelmendit, nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. E një anëtar i KPM-së, Visar Krasniqi përgjegjës për shkarkimin e Kelmendit e bëri kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn.

Pas shkarkimit të Kelmendit ka reaguar Zyra e BE-së, e cila thotë se me këtë veprim pengohet reforma e nevojshme e KPK-së dhe progresi i Kosovës në rrugën drejt BE-së. Ndërsa IKD ka vlerësuar se shkarkimi i u.d. Kryeprokurorit të Shtetit është tentativë e qartë për ruajtjen e strukturës korporatiste në KPK.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës, anëtarja e Këshillit, Jehona Grantolli propozoi si rend dite shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmend pas intervistimit të tij për masakrën e Reçakut. Për shkarkimin e tij votuan pesë anëtar të KPK-së.

You Might Also Like

Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

Kurti takon ambasadorin Hargreaves

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kurti përshëndet nxënësit e Kosovës për suksesin në Olimpiadën NEO në SHBA

Pas disa orëve ngujim minatorët dalin të sigurt nga miniera

Kosova Times November 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Dakordimi me BE-në do të vendosë barazi në dialogun Kosovë-Serbi

Kosova Times Kosova Times July 12, 2023
Dita Botërore e Qyteteve
Përurohet renovimi i repartit të Pulmologjisë në Prizren
Drita mund Prishtinën, edhe një hap më afër titullit, fiton edhe Ballkani
Fitore bindëse e Dardaneve të reja, nesër synohet ‘bileta’ e Botërorit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?