By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Punëtorët e RTK-së pa paga në Ditën Botërore të Televizionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Punëtorët e RTK-së pa paga në Ditën Botërore të Televizionit
Uncategorized

Punëtorët e RTK-së pa paga në Ditën Botërore të Televizionit

Kosova Times
Last updated: 2025/11/21 at 9:47 PM
Kosova Times Published November 21, 2025
Share
SHARE

21 Nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare të Televizionit, e cila simbolizon komunikim dhe globalizimin në botën bashkëkohore. Mirëpo, kjo ditë, Radio Televizionin e Kosovës, transmetuesin e vetëm publik në Republikën e Kosovës, e gjen në gjendje të rëndë financiare. Pa buxhet, punëtorët e RTK-së, ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor.

 

“Kuvendi i Kosovës u shpërbë të enjten. Me këtë humbi edhe mundësia që Radio Televizionit të Kosovës t’i alokohet pjesa e mbetur e buxhetit. Tani e vetmja mundësi është që qeveria në detyrë të bëjë zgjidhje, qoftë përmes kredisë apo mundësive të tjera për transmetuesin e vetëm publik në vend”.

Njohësit e mediave në vend kanë shprehur revoltën e tyre për situatën e krijuar në RTK. Imer Mushkolaj, për këtë situatë akuzon politikën.

“Tash e tri javë punëtorët e RTK-së nuk I kanë marrë pagat e tetorit. Jo për fajin e tyre, por të politikës. Kuvendi është shpërndarë dje, ndërkaq përbërja e re merr kohë të konstituohet. Qeveria në detyrë duhet të gjejë zgjidhje urgjente për 700 punëtorët, të cilët nuk po kërkojnë gjë tjetër veç pagave që ju takojnë me ligj. Paga, me të cilat mbajnë familjet. Mbi kurrizin e tyre dhe me dinjitetin e tyre nuk duhet të bëhet politikë. As fushatë. Loja politike më RTK-në është poshtërsi, është krim. Krim me paramendim”, tha Mushkolaj.

Reagime pati edhe nga njohës të çështjeve të ekonomisë. Safet Gërxhaliu tha se RTK është e Republikës së Kosovës, dhe bëri thirrje që ajo të mos dëmtohet për shkak të politikës.

“Kjo krizë financiare nuk është vetëm problem i punëtorëve, por një çrregullim që prek sektorë të tërë dhe funksionimin normal të institucionit publik të informimit. Nëse në një të ardhme të afërt RTK mund të ketë mundësi anëtarësimi në EBU, mungesa e buxhetit tregon joseriozitetin e Kosovës në sytë e organizatave ndërkombëtare dhe dëmtohet imazhi i shtetit tonë. Është koha që përgjegjësia të merret seriozisht dhe të veprohet menjëherë”, tha Gërxhaliu.

Për gjendjen në RTK, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, duke vënë në pah se kjo çështje mund të zgjidhet nëse ka vullnet.

“Ka mundësi edhe ligjore për pagat në RTK, nëse kanë vullnet”, tha Hamza.

RTK gjatë ditës ka provuar të marrë një qëndrim nga qeveria në detyrë lidhur me këtë çështje por deri në momentin kur po raportojmë, nuk janë përgjigjur.

You Might Also Like

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Kosova Times November 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bie konsumi i produkteve të bulmetit, turistët nuk kompensojnë dot “arratisjen” e shqiptarëve

Kosova Times Kosova Times August 26, 2024
Qindra bjellorusë i nënshtrohen stërvitjes luftarake në Poloni për të rrëzuar Lukashenkon
Ahmeti takohet me Begajn para protestës `Drejtësi për Çlirimtarët`
Konfiskohen rreth 18 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Vermicë
Rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë, Baraku: Nuk ka vend për panik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?