“Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha,” shkroi Kryeministri.

Kujtojmë se sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 117 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.

Dita e Alfabetit, e cila shënohet më 22 nëntor, vlerësohet si një nga momentet më të rëndësishme të formësimit kulturor dhe kombëtar shqiptar, duke i hapur rrugën konsolidimit të gjuhës standarde dhe forcimit të identitetit kombëtar.