By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta
December 15, 2025
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
December 15, 2025
Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Murati: Kriza e transportit publik, pasojë e vendimeve elektorale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Murati: Kriza e transportit publik, pasojë e vendimeve elektorale
Ballina 1Lajme

Murati: Kriza e transportit publik, pasojë e vendimeve elektorale

Kosova Times
Last updated: 2025/11/24 at 7:34 PM
Kosova Times Published November 24, 2025
Share
SHARE

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në konferencën për medie tha se ka takuar përfaqësues të Sindikatave dhe u ka sqaruar se kriza në transportin publik është e vetëshkaktuar nga Komuna e Prishtinës, pavarësisht faktit nëse buxheti për vitin 2025 do të ishte miratuar apo jo.

 

“Ka pasur vendime elektorale për të liruar nga pagesa shumicën e kategorive të qytetarëve. Barrën e ka marrë komuna në një kohë kur nuk ka pasur buxhet të miratuar. Kryetari, për shkak të vendimeve elektorale, e ka futur komunën në obligime pa mbulesë dhe tash ka vështirësi për t’i paguar këto fatura”, deklaroi Murati.

Sipas tij, pos trafikut urban, komuna ka futur në vështirësi edhe operatorët privatë të transportit.

“Problemi i dytë është se komuna nuk e ka miratuar buxhetin, dhe as buxheti i shtetit nuk u votua në Kuvend, sepse edhe LDK-ja mungoi. Ky mosvotim e bëri problemin e Prishtinës të pariparueshëm”, shtoi Murati.

Ai tha se për herë të parë në këtë situatë në vështirësi kanë hyrë edhe operatorët privatë të transportit.

Murati akuzoi udhëheqjen komunale se po përdor qytetin dhe institucionet e tij si mjet për betejë politike.

“E vërteta politike, me sa po duket, ka vendosur të marrë peng qytetin, komunën dhe qytetarët, për të bërë betejë politike në mungesë të kauzave të vërteta”, tha ai.

Murati rikujtoi se, sipas tij, vetëm para dy javësh kryetari i Prishtinës kishte deklaruar se do të transformohej transporti publik, ndërsa sot, siç tha ai, nga “transformimi” është kaluar në “bankrotim”.

“Po shihet se si është shtyrë përpara propaganda. Në mungesë të kauzave politike po keqpërdoret situata, madje duke u mohuar qytetarëve shërbime publike dhe duke u përpjekur që për këtë të fajësohet Qeveria qendrore apo Ministria e Financave”, theksoi Murati.

You Might Also Like

Turqia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi Detin e Zi

Gjermanët e KFOR-it me patrullime gjatë ditës e natës

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen arrestohet dhe rrihet në Iran

Osmani: Mitrovica dhe veriu i vendit pjesë e pandashme e territorit

Vihen në funksion nga KQZ-ja 23 kuti postare në shtete të ndryshme

Kosova Times November 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dronët `Bayraktar` zhvillojnë me sukses fluturimet

Kosova Times Kosova Times August 3, 2024
Sekretari Antony Blinken shtyn vizitën në Pekin për shkak të balonës kineze
Pas shpërthimit në fabrikën në Sergiev Posad, tetë persona u zhdukën
Dëmtohen katër shkolla të shndërruara në strehimore në Gazë, sipas OKB-së
Krasniqi: U rritëm për 50 mijë vota, rezultat historik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?