Murati tha se është situatë tejet e vështirë që gjithë ato familje që presin pagën në fund të muajit të mos e marrin për punën që kanë bërë. Ai theksoi se “tashmë është kryer; megjithatë, përkundër vullnetit, qeveria ka gjetur një mënyrë për muajin gusht, kur nuk kishte Kuvend të konstituar, duke alokuar një hua dhe dhënie të overdraftit”.

“Krejt çka duhej ishte një vendim i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe kjo çështje do të zgjidhej. Partitë e tjera refuzuan kategorikisht. Ne ishim të gatshëm që të votonim që të funksionalizohej, mirëpo votat tona ishin të pamjaftueshme. Kësisoji, Kuvendi themelues e ka refuzuar ta kryejë detyrën”, tha ai.

Murati shtoi se qeveria po mundohet të gjejë një zgjidhje, por situata vështirësohet nga përfshirja e KQZ-së dhe zgjedhjeve të reja.

Po të ishte vetëm RTK, do të ishte më e lehtë, kemi KQZ-në për zgjedhje të jashtëzakonshme, diçka që nuk ka qenë e buxhetuar, edhe probleme të tjera që janë grumbulluar”, theksoi ministri në detyrë.

“Normalisht që është më e vështirë të gjendet një zgjidhje adekuate për RTK-në, megjithatë ne jemi duke u përpjekur të gjejmë një rrugë,” tha ai.

Murati theksoi se komisioni nuk ka të bëjë fare me qeverinë dhe llogaridhënien dhe përgjegjësinë duhet kërkuar në Kuvend.

“Ka qenë çështje mes Kuvendit dhe transmetuesit pubik gjë që është refuzuar të kryhet si detyrë apo është pamundësuar për shkak të refuzimit të partive të tjera politike në këtë rast PDK, LDK, AAK, Nisma. Duhet tu kërkohet llogari partive tjera për refuzimin për të alokuar buxhetin tash kjo është emergjenca”. Nuk është çështje e Qeverisë, llogaridhëni dhe përgjegjësia kërkojeni fillimisht për pagat që ua mohuan partitë në Kuvend në seancën e fundit të jashtëzkonshme”, tha ai.