Të dy komandantët diskutuan mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe mbi angazhimet e përditshme të KFOR-it në terren.

Gjenerali Ulutaş vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të Moldavisë në kuadër të misionit, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e personelit moldav në operacionet paqeruajtëse.

KFOR-i, si misioni më i madh i sigurisë në vend, vazhdon të zbatojë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë. Misioni operon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në kuadër të roleve të tyre si institucione reaguese të sigurisë.

Takimi u zhvillua në Shtabin e KFOR-it, në Kampin Film City.