AGK thotë se ky vendim është një lehtësim i vonuar për 700 punonjësit e RTK-së dhe familjet e tyre.

“AGK shpreh keqardhje që situata e pritjeve të gjata për paga është përsëritur dy herë brenda vitit. Edhe vendimi i sotëm është i përkohshëm”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

AGK-ja bën thirrje që financimi stabil i RTK-së të jetë prioritet në legjislaturën e re, ashtu sikurse edhe zgjidhja e problemit me pronën përmes një ligji të ri.

AGK gjithashtu bën thirrje që të respektohet pavarësia editoriale e Transmetuesit Publik.

Qeveria  në detyrë e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka ndarë buxhetin për Radiotelevizionin e Kosovës  në vlerë 4 milionë e 480 mijë euro.