By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture
January 30, 2026
Promovohet libri ‘Klithma’ i autores Alketa Gashi Fazliu
January 30, 2026
Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti
January 30, 2026
Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin
January 30, 2026
Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën
Ballina 1Lajme

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2025/11/27 at 8:31 PM
Kosova Times Published November 27, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi nga Shkodra se festat e nëntorit janë të veçanta dhe i bashkojnë shqiptarët pavarësisht situatave politike.

 

Ajo theksoi se përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë janë proces normal në një demokraci dhe se pret që ato të zhvillohen sipas standardeve më të larta, duke shtuar se pas aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, tashmë ka më shumë qartësi për hapat e ardhshëm.

Osmani u shpreh oprimiste se pas zgjedhjeve të ketë konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formim qeverie, në mënyrë që të merren vendimet e rëndësishme për vendin.

Ajo vlerësoi mbështetjen e aleatëve, duke rikujtuar ndalesën e saj në kampin Bondsteel, ku amerikanët festonin “Thanksgiving”, dhe nënvizoi se si Kosova ashtu edhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta dhe krenare në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian falë kësaj mbështetjeje.

Osmani tha se për Kosovën kjo është festë e katërfishtë: Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit Adem Jashari dhe përvjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe shënimi i Ditës së Forcës.

Presidentja njoftoi se festimet do t’i vazhdojë nesër në Vlorë dhe në Tiranë, duke theksuar se festa e flamurit i takon gjithë kombit, të gjithë shqiptarëve pavarësisht se ku jetojnë, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc apo në mërgatë.

Osmani foli edhe për lidhjet e forta historike midis Shkodrës dhe Kosovës, duke theksuar se qyteti ka dhënë shumë për shqiptarinë dhe ka qenë gjithmonë pranë kosovarëve.

Ajo kujtoi vitet 1998–99, kur shumë banorë të Gjakovës dhe zonave përreth u strehuan në Shkodër, ku, siç tha ajo qytetarët i pritën me zemër dhe dyer të hapura.

Sipas saj, Shkodra ka qëndruar pranë Kosovës para dhe pas luftës dhe mbështetja e saj ka vijuar deri në ditët tona, ndërsa të dy shtetet ecin së bashku drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Osmani për rikthimin e rrugës Shkodër–Gjakovë

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Shkodrës për rikthimin e rrugës historike Shkodër–Gjakovë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se çdo nismë që afron më shumë Kosovën me Shqipërinë është e mirëseardhur.

Ajo shtoi se kjo iniciativë nuk është vetëm fizike apo gjeografike, por hap mundësi për bashkëpunim edhe në fusha të tjera, si ekonomia, turizmi, arsimi, kultura dhe shumë të tjera. Presidentja vuri në pah se këto tema i diskutoi sot edhe me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, duke e cilësuar projektin si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve mes dy vendeve.

You Might Also Like

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti

Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin

Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim

Komuna e Prishtinës njofton për trajnime të FSK-së në Badoc dhe Koliq

Kosova Times November 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Sallata më e njohur me patate që të gjithë e lavdërojnë

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Vendosen pamflete në veri që nxisin urrejtje, kapet në flagrancë i mituri
Jordania hedh nga ajri ndihma mjekësore dhe ushqim në një spital fushor në Gazë
Sarajeva përcjell eshtrat e 14 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
Osmani, viktimave të dhunës në familje: S’jeni vetëm në këtë përballje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?