Gjeneralë e oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Ata kanë nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit: Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, përvjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, gjeneralë dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. Me këtë rast, u nderua sakrifica e familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sakrifica e gjithë brezave që luftuan e u flijuan për atdhe”, thuhet në njoftimin e Forcës së Kosovës.




