Osmani ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria sot ecin krah për krah si dy shtete e dy flamuj, por një kombe  e një zemër.

“Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër. Gëzuar Ditën e Flamurit! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë! Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!”, ka shkruar presidentja a e Kosovës në urimin e saj për 28 nëntorin.