By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
Moti sot, kryesisht i vranët dhe me ngrica
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Veliu: Përfshirja në listë nuk është favor dhe as privilegj personal
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Veliu: Përfshirja në listë nuk është favor dhe as privilegj personal
Ballina 1Lajme

Veliu: Përfshirja në listë nuk është favor dhe as privilegj personal

Kosova Times
Last updated: 2025/11/29 at 3:00 PM
Kosova Times Published November 29, 2025
Share
SHARE

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-ministri e ish kryetari i Podujevës, Agim Veliu i cili në zgjedhjet e kaluara nuk ishte përfshirë në listën për deputet nga LDK-ja, e ka quajtur të padrejtë e të dëmshëm vendimin e asaj kohe, por  tash ka kërkuar publikisht të jetë pjesë e listës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, pasi siç ka shkruar ai, shumë aktivistë kanë kërkuar kthimin e drejtësisë.

 

“Është e vërtetë se edhe në zgjedhjet e kaluara ka ekzistuar pritja që të jem pjesë e listës. Por, pavarësisht vendimeve të padrejta e të dëmshme të asaj kohe, unë kam vazhduar të qëndroj aty ku kam qenë gjithmonë, në shërbim të LDK-së, të qytetarëve dhe të vlerave që kemi kultivuar për më shumë se tri dekada”, ka shkruar Veliu.

Ai ka thënë se përfshirja në listë nuk është favor dhe as privilegj personal.

“Për mua dhe për secilin që ka dhënë kontribut të gjatë në LDK, është vetëm përgjegjësi dhe vazhdimësi e punës së bërë me përkushtim, është respekt ndaj historisë sonë dhe ndaj qytetarëve që na kanë besuar për shumë vite. LDK është shtëpia jonë e përbashkët. Ajo është ndërtuar me mund, sakrificë dhe besnikëri nga njerëzit që ishin aty kur ishte më së vështiri dhe që vazhdojnë të jenë aty edhe sot”, ka shkruar tutje Veliu në shkrimin e tij në rrjete sociale.

Ai ka thënë se është e domosdoshme që dera të mos u hapet atyre që nuk kanë qenë pjesë e LDK-së, nëse kjo, sipas tij, do të ishte arsyeja të lihen jashtë ata që e kanë themeluar, e kanë mbrojtur dhe e kanë mbajtur gjallë partinë për më shumë se 30 vite.

“Respekti për bazën, për themeluesit dhe për kontribuuesit afatgjatë nuk është vetëm parim, është detyrim moral dhe institucional ndaj LDK-së, ndaj anëtarësisë dhe ndaj qytetarëve që na besojnë. Pavarësisht debateve të ditëve të fundit, unë mbetem i përkushtuar ndaj vlerave të LDK-së, i gatshëm ta jap kontributin tim dhe besnik ndaj secilit anëtar që e ka dashur dhe e do partinë si shtëpinë e vet”, ka shkruar Veliu.

You Might Also Like

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me ngrica

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Kosova Times November 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohen dy persona tё dyshuar pёr veprёn penale `rrёmbimi`

Kosova Times Kosova Times December 17, 2024
Një çift në SHBA u zhduk 44 vite më parë. Tani misteri është zgjidhur aksidentalisht?
Sejdiu: Nevojë urgjente që subjektet parlamentare të tregojnë maturi politike
Studiuesit japonezë kanë zbuluar ekzistencen e dublerit te Putinit
Formula 1, Verstappen dhe 0.005% që bën diferencën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?