By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Kriza në KPK thellohet:Legjitimiteti i Qalajt ndez debatet, propozohet shkarkimi i kryesuesit”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Kriza në KPK thellohet:Legjitimiteti i Qalajt ndez debatet, propozohet shkarkimi i kryesuesit”
Ballina 1Lajme

“Kriza në KPK thellohet:Legjitimiteti i Qalajt ndez debatet, propozohet shkarkimi i kryesuesit”

Kosova Times
Last updated: 2025/12/01 at 2:07 PM
Kosova Times Published December 1, 2025
Share
SHARE

Me debate të ashpra po zhvillohet mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe Agron Qalaj, i cili pak ditë më parë u emërua ushtrues detyre i kryeprokurorit të shtetit, pas shkarkimit të Besim Kelmendit. Mirëpo, pjesëmarrja e tij është kundërshtuar nga një pjesë e anëtarëve të KPK-së.

 

Disa prej anëtarëve kërkuan që Qalaj të mos marrë pjesë në mbledhje, duke ngritur dyshime për legjitimitetin e pranisë së tij. Me këtë rast, u paraqit edhe propozimi për shkarkimin e kryesuesit të KPK-së, Ardian Hajdaraj. Propozimi u bë nga Visar Krasniqi, i cili e vuri në pikëpyetje ligjshmërinë e shkarkimit të Kelmendit në mbledhjen e kaluar.

“Në takimin paraprak, a ka qenë në rend dite propozimi për shkarkimin e z. Kelmendi? Meqenëse po bën që në mënyrë arbitrare, pa asnjë procedurë, të shkarkohet një anëtar i Këshillit, atëherë propozimi im është shkarkimi juaj nga pozita e anëtarit të KPK-së, që automatikisht nënkupton edhe largimin nga pozita e kryesuesit”, deklaroi Krasniqi.

Ai kërkoi edhe largimin e Qalajt nga salla, duke theksuar se ai është “person i paautorizuar” dhe se prania e tij po e pamundëson zhvillimin e rregullt të mbledhjes. “Ky proces ka marrë rrugë gjyqësore. Sot ka shkuar në Gjykatën Supreme, dhe me automatizëm ankesa në Supreme pezullon çdo veprim tjetër”, shtoi ai.

Edhe anëtari tjetër, Veton Shabani, paralajmëroi pasoja ligjore: “Keni parasysh se secili do të mbahet përgjegjës për veprimet e tij të paligjshme. Thirrni mendjes, ndërpriteni mbledhjen, caktoni procedurat disiplinore dhe presim vendimin e gjykatës”.

Pasi kërkesat e tyre për largimin e Qalajt nuk u morën parasysh, Shabani dhe Krasniqi braktisën mbledhjen. “Po detyrohemi të dalim. Ky është uzurpim i hapësirave dhe sjellje e papranueshme. Ju luta sinqerisht që ta largoni prej sallës, por ju vazhdoni”, deklaroi Krasniqi para se të largohej.

You Might Also Like

Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

Kosova Times December 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 21 Dhjetor 2023!

Kosova Times Kosova Times December 21, 2023
Shqipëri: 11 urdhërarreste të tjera për aferën e impiantit të mbetjeve
Koreja e Jugut nuk e përjashton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me armë
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në Ligën A
Ukraina shkatërron dhjetëra dronë rusë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?