(E plotësuar) Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së unanimisht vendosi dhe aprovoi vendimin e Kryesisë Qendrore që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të jetë kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës.
Abdixhiku: Angazhimi ynë politik ka tri shtylla
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që po mbahet sot në Prishtinë, tha se angazhimi i tyre politik ka tri shtylla kryesore.
“Ato nuk janë për ne, janë për bërjen si duhet të shtetit tuaj e shtetit tonë. Në shtyllën e parë, LDK fokusohet në stabilitet institucional. Në shtyllën e dytë, LDK fokusohet në kthimin në rrugën euroatlantike. Në shtyllën e tretë, LDK fokusohet në zhvillim ekonomik e në rritje të standardit të jetesës së popullit tonë. Kosova ka pesë vjet që nuk flet për zhvillim”, tha ai.
Kreu u LDK-së,tha se kjo parti po hyn në një garë të re elektorale me një forcë që nuk vjen vetëm nga numrat elektoral, por nga përvoja, qëndrueshmëria dhe trashëgimia e tyre.



