By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia pretendon se dronet e Krishtlindjeve kane goditur Moskën
December 25, 2025
Receta me kungulleshka që ju pëlqen
December 25, 2025
Sallatë jeshile e Krishtlindjeve me gështenja të karamelizuara dhe djathë brie
December 25, 2025
Banka kombetare e Greqise vlereson te arë turizmin dekadën e fundit
December 25, 2025
Vjedh veturë në Gjermani,arrestohet i dyshuari në Aeroportin `Adem Jashari`
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pasojat e mungesës së kryeprokurorit shihet si denigrim i institucionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pasojat e mungesës së kryeprokurorit shihet si denigrim i institucionit
Lajme

Pasojat e mungesës së kryeprokurorit shihet si denigrim i institucionit

Kosova Times
Last updated: 2025/12/02 at 9:29 PM
Kosova Times Published December 2, 2025
Share
SHARE

Janë bërë më shumë se tri vjet qëkur pozita kyçe në sistemin prokurorial të Kosovës funksionon me ushtrues të detyrës, pas përfundimit të mandatit nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

 

Ndonëse për këtë pozitë u hap konkurs dhe Blerim Isufaj mori pikët maksimale, ai nuk u dekretua nga presidentja e vendit, por në këtë post u emërua ushtrues detyre Besim Kelmendi.

E zhvillimet e fundit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ku anëtarët janë ndarë në dy grupe, një në mbështetje të Kelmendit dhe një tjetër që në një mbledhje shkarkoi Kelmendin nga kjo pozitë, janë pasojë e mungesës së një kryeprokurori me mandat të rregullt, thonë nga shoqëria civile.

Ehat Mifataraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se vazhdimisht kanë kërkuar nga Këshilli Prokurorial që t`i marrë parasysh rekomandimet e ndërkombëtarëve dhe të shoqërisë civile që të shpallë konkursin për kryeprokurorin, por që ka mungesë të vullnetit politik për këtë.

“Është dallim i madh që këshilli prokurorial të ketë kryeprokuror me mandat 7 vjeçar me një ushtrues të detyrës sepse e pamë në javët e fundit se si ushtruesi i detyrës në mënyrë të kundërligjshme dhe me sa lehtësi Këshilli prokurorial e shkarkoi dhe e emëroi një tjetër edhe pa pasur kuorum, përderisa një kryeprokuror me mandat 7 vjeçar sigurisht që ka garanca kushtetuese, juridike shumë më të mëdha, emërimi i të njëjtit bëhet nga presidenti pas propozimit nga KPK , e kjo e dëshmon në njëfarë mënyre pse Kosova ka nevojë për një kryeprokuror me mandat të plotë e jo një ushtrues detyre që 3 vite e më shumë”, tha ai.

Ngjashëm mendon edhe Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, sipas të cilit, procedurat e dekretimit të kryeprokurorit janë vonuar pasi nuk ka afat kohor që e cakton presidenten të marrë një vendim të tillë.

E ajo që u pa në Këshillin prokurorial këto ditë, sipas tij, ka dëmtuar imazhin dhe integritetin e këtij institucioni.

“Jemi sot ku jemi 3 vite apo 4 vite pas propozimit të KPK nuk kemi ende një kryeprokuror të shtetit, rrjedhimisht kjo është për shkaqe që opinionet e komisonit të Venecias po edhe shumë vendime të gjykatave të ndryshme kushtetuese ku e afektojnë pavarësinë e sistemit prokurorial nga mungesa e dekretimit të një kryeprokurori të shtetit, mirëpo tani siutata është e agravuar në kuptimin e përbërjes së tanishme dhe si duket në këshill ka probleme edhe ka tabore të ndryshme sa i përket ecurisë së mëtutjeshme”, deklaroi ai.

RTK ka kërkuar një qëndrim nga Këshilli Prokurorial se a planifikojnë që të shpallin konkurs për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të shtetit, por që gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.

You Might Also Like

Vjedh veturë në Gjermani,arrestohet i dyshuari në Aeroportin `Adem Jashari`

Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri

Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë-Kosovë

106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara

Moti sot me reshje shiu e bore RTKlive

Kosova Times December 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aleksandra dogji një flamur rus dhe shkroi “Vrasës” para qendrës ruse

Kosova Times Kosova Times September 12, 2024
Dëshmitari i 105 në Speciale
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Jeff Bieleyn: Mik i madh të Kosovës
Më shumë se gjysma e rusëve refuzuan t’i konsideronin agjentët e huaj si armiq
Një qytet që vendos gjobë për këdo që dëshiron të bëjë selfie
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?