Asociacioni i Komunave të Kosovës shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të OSBE-së në mbështetje të komunave të vendit, duke e vlerësuar partneritetin si një hap të rëndësishëm drejt profesionalizimit, transparencës dhe efikasitetit të qeverisjes lokale.
AKK njofton se gjatë një takimi konstruktiv ndërmjet Drejtorit Ekzekutiv të AKK-së, Sazan Ibrahimi, dhe Pascale Roussy, Drejtoreshë e Departamentit për Demokratizim të OSBE-së Misioni në Kosovë, palët u dakorduan që OSBE-ja të mbështesë organizimin e trajnimeve gjithëpërfshirëse për anëtarët e rinj të Kuvendeve Komunale të dalë nga zgjedhjet lokale të vitit 2025, si dhe për disa nga kolegjiumet profesionale të AKK-së.
Takimi nënvizoi gatishmërinë e OSBE-së për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe forcimin e qeverisjes lokale, duke e konsideruar këtë program të gjerë trajnimesh si thelbësor për funksionimin e komunave në mbarë vendin.
AKK-ja mirëpret këtë mbështetje të OSBE-së dhe e konsideron atë jetike për zhvillimin e mëtejmë të pushtetit lokal në Kosovë.




