Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, për të cilat kryeministri theksoi se kontribuojnë në marrëdhënie të mira fqinjësore. Ai nënvizoi rëndësinë e rolit të RCC në avancimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, tranzicionit të gjelbër dhe integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Lidhur me marrëveshjet e mobilitetit të Procesit të Berlinit, Kurti tha se ato duhet të zbatohen pa vonesa, ndërsa e inkurajoi Kapetanoviqin që të angazhohet për shtyrjen përpara të këtij procesi.