Gatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë.
Dogana njoftoj se gjatë verifikimit, në bagazhin e mjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
“Pas konfirmimit të dyshimeve, mallrat janë sekuestruar dhe do të mbahen të ndaluara deri në përfundimin e procedurave ligjore. Ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës ka ritheksuar angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen e produkteve që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, duke theksuar se këto veprime janë thelbësore për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e një tregu të ndershëm e të ligjshëm.



