Rasti ka ndodhur më 03 dhjetor 2025, rreth orës 12:30, në rrugën Bajram Bahtiri, kur zyrtarët policorë kishin shqiptuar një gjobë trafiku ndaj të dyshuarve. Gjatë incidentit, zyrtarët kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë refuzuar tretmanin mjekësor.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa Policia e Kosovës po vazhdon hetimet lidhur me këtë rast.