By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron fluturon për në Pekin. Mesazhi i tij për Xi: “Kina ka kapacitetin për të mbajtur armëpushimin në Ukrainë”
December 4, 2025
Zemërimi dypartiak vlon ndërsa Senati Amerikan përballet me rrëmbimin rus të fëmijëve ukrainas
December 4, 2025
Vizita e Putinit në Indi: Nafta, armët dhe një mesazh gjeopolitik për botën
December 4, 2025
Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore
December 4, 2025
Vdes Kevin Curtis, personi që ia dorëzoi Slobodan Millosheviqin Tribunalit të Hagë
December 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore
Bujqësi

Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore

Kosova Times
Last updated: 2025/12/04 at 8:33 AM
Kosova Times Published December 4, 2025
Share
SHARE

Lulet në Kosovë janë më shumë se dekor, ato përfaqësojnë një sektor bujqësor me potencial të madh. Kultivuesit në vend tashmë kanë filluar të përdorin farat hibride të importuara nga SHBA, Holanda dhe Gjermani, që garantojnë mbirje, lartësi uniforme dhe ngjyra të qëndrueshme.

 

Sipas njohësve të kësaj fushe kultivimi kërkon profesionalizëm, substrat të sterilizuar, kontroll të temperaturës dhe lagështisë, si dhe ujitje të saktë. Fidane me prerje po fitojnë popullaritet, duke ruajtur gjenetikën e bimës mëmë.

Mirëpo, sfida kryesore në Kosovë mbetet mungesa e fuqisë punëtore dhe mos-subvencionimi nga institucionet, që e bëjnë menaxhimin e prodhimit më të vështirë.

Arben Zogaj, agronom dhe mbrojtës i bimëve, menaxher i kompanisë “Semenarna shpk”, thotë se fidanet e luleve në Kosovë prodhohen nga farat profesionale botërore, ndërsa më të kërkuarat janë farat hibride.

“Këto farë vijnë nga vende me traditë të gjatë në florikulturë. Farat hibride i sigurojmë nga kompanitë e mëdha në SHBA, Holandë dhe Gjermani.”, thotë Zogaj për emisionin ‘Toka’ nëRTK.

Ai sqaron edhe dallimin thelbësor mes tyre. Sipas tij, fara e zakonshme garanton vetëm mbirjen, kurse fara hibride garanton kompaktivitetin, lartësinë dhe ngjyrën e lules.

Për kultivuesit e zakonshëm, dallimi shihet që në paketim.

“Paketimi i farës profesionale përmban të gjitha specifikat e kultivimit, ndërsa fara e thjeshtë jo.”, thotë Zogaj.

Në Kosovë, pjesa më e madhe e farave të luleve mbillen me dorë, por disa prodhues kanë nisur të përdorin edhe mekanizimin.

“Makineria rrit volumin e punës dhe zvogëlon numrin e fuqisë punëtore. Koha e mbjelljes dhe mbirjes ndryshon varësisht varietetit, ndërsa kultivimi i luleve kërkon profesionalizëm më të lartë sesa te perimet. Duhet substrat i sterilizuar, temperaturë dhe lagështi të kontrolluar sipas llojit të lules.” Thotë Zogaj.

Ujitja mbetet ndër hapat më delikatë, sipas Zogajt lulet kërkojnë precizitet të lartë, teprica e ujit apo mungesa e tij i dëmton shumë shpejt.

Përtej farave, në treg qarkullojnë edhe fidane me prerje të rrënjëzuara nga kompani të mëdha botërore, kryesisht me origjinë nga Afrika. Sipas Zogajt, fidanët me prerje përdoren për ta ruajtur të pandryshuar gjenetikën e lules mëmë.

Ai shton se kërkesa është rritur dukshëm dhe fidanët me prerje tashmë kërkohen sa farat, përqindja është barazuar, kryesisht për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

Edhe ushqimi i bimëve është vendimtar për suksesin e prodhimit. Plehërimi duhet të kryhet në disa faza  në serë dhe më pas te konsumatori që e transplanton lulen,” thotë Zogaj, duke shtuar se lantat e luleve nuk e tolerojnë përmbajtjen e lartë të uresë, sepse mund t’i djegë.

Rrugëtimin e lules nga fara në treg e përmbyll prodhuesi Leonard Gashi, master i bujqësisë dhe i specializuar në rritjen e luleve, nga Dubrava e Suharekës. Ai kultivon të dy format e fidanëve, me farë dhe me prerje të rrënjëzuar.

“Kërkesat teknike janë pothuajse të njëjta për të dyja, por zhvillimi i tyre varet nga qasja profesionale e kultivuesit,” thotë Gashi.

Ai tregon se ka zgjeruar tregun përtej kufirit.

“Shitjen e bëjmë në Kosovë dhe Shqipëri dhe jemi krenarë që i mbulojmë kërkesat e vendit. Pavarësisht inflacionit të përgjithshëm, çmimet në florikulturë kanë mbetur stabile. Çmimi i luleve nuk ka shkuar me ritmin e rritjes së çmimeve në vend.” thotë Gashi për emisionin ‘Toka’ në RTK

Megjithatë, sipas tij, sfidë e vazhdueshme mbetet fuqia punëtoree cila është problem në çdo sezon.

Ndryshe, në Kosovë sipas kultivuesve, shitja e luleve fillon nga muaji prill dhe zhvillohet në dy faza, verore dhe vjeshtore. Por, ata thonë, se edhe pse sektori ka potencial të lartë, mbetet jashtë skemave mbështetëse të ministrisë. Ata thonë se prodhimi i luleve në Kosovë nuk subvencionohet dhe se institucionet duhet të krijojnë një masë specifike për të mos diskriminuar këtë kulturë.

Megjithatë, perspektiva është e qartë se Kosova ka klimë të favorshme dhe kushte ideale për prodhimin e fidanëve të luleve. Ndryshe, rritja e mbështetjes institucionale dhe profesionalizimi i mëtejshëm i sektorit do ta shndërronte florikulturën në një prej kulturave më të suksesshme bujqësore të vendit.

You Might Also Like

Kurti u premton fermerëve në Konferencën e Mjedrës: Do të jem partner

Rriten çmimet e prodhimit në Kosovë

AUV-i kthen në Shqipëri 485 dele e 25 qengja të futura ilegalisht në Kosovë

Gripi i shpezëve, Kosova ndalon importin nga Italia

Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet

Kosova Times December 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bjellorusia i fillon stërvitje bërthamore

Kosova Times Kosova Times May 7, 2024
Klement Tinaj lançon këngën e re “Bajzjane” bashkë me videoklip
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh
Kurti: Të përkushtuar për rritjen e punësimit të komuniteteve joshumicë
Arrestohet edhe një oficer korrektues për arratisjen në Mitrovicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?