By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 janar
January 21, 2026
Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të
January 21, 2026
Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin
January 20, 2026
Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
January 20, 2026
Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AVONET: Dyshime për falsifikim në tenderët e dy spitaleve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AVONET: Dyshime për falsifikim në tenderët e dy spitaleve
Lajme

AVONET: Dyshime për falsifikim në tenderët e dy spitaleve

Kosova Times
Last updated: 2025/12/05 at 6:45 PM
Kosova Times Published December 5, 2025
Share
SHARE

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET, ka njoftuar se ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Prokurorinë e Shtetit për nisjen e hetimeve, pasi ka identifikuar dyshime serioze për përdorim të dokumenteve të falsifikuara në dy procedura të prokurimit publik, të zhvilluara në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës dhe atë të Gjilanit.

 

Sipas organizatës, gjatë monitorimit të këtyre tenderëve janë gjetur në dosjet e ofertimit të një operatori ekonomik, një kontratë pune dhe një diplomë, për të cilat pretendohen elemente të falsifikimit. Dokumentet janë paraqitur në të dy procedurat pa dijeninë e personit emri i të cilit figuron aty.

Organizata ka theksuar se dyshimet lidhen me veprat penale Deklarim i rremë nën betim, Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, Keqpërdorim i besimit dhe Falsifikim i dokumenteve, të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Përveç kërkesës për hetime, AVONET u ka kërkuar dy spitaleve që të ndërmarrin hapat e nevojshëm ligjorë për inicimin e procedurave të diskualifikimit të operatorit ekonomik pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit, në përputhje me nenet 99 dhe 65 të Ligjit për Prokurimin Publik.

Organizata ka ritheksuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e integritetit të prokurimit publik dhe u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të veprojnë me transparencë dhe në përputhje me ligjin, ndërsa ka paralajmëruar se do të vazhdojë monitorimin e rasteve që cenojnë interesin publik dhe besimin e qytetarëve.

You Might Also Like

Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin

Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave

Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë

KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin

ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje

Kosova Times December 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama ultimatum Vuçiqit: Liro 3 policët ose rikthehet akulli mes nesh

Kosova Times Kosova Times June 19, 2023
Bislimi: Akti terrorist i 24 shtatorit u përball me rezistencën e denjë të Policisë së Kosovës
Një i lënduar pas plagosjes me armë zjarri në Mitrovicë
Pentagoni do të ndajë më shumë se 1 miliard dollarë për sistemet NASAMS për Ukrainën
U jepet lamtumira e fundit tre të rinjve në Jabllanicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?