By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Elezi: Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistruar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Elezi: Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistruar
Lajme

Elezi: Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistruar

Kosova Times
Last updated: 2025/12/07 at 10:58 AM
Kosova Times Published December 7, 2025
Share
SHARE

Të shtunën në mesnatë është përmbyllur procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

 

Lajmi është njoftuar të dielën paradite nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar të dhënat nga procesi i regjistrimit, derisa vlerësimi i të gjitha aplikimeve pritet të përfundojë gjatë ditës.

“Është përmbyllur periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas të dhënave preliminare, gjatë periudhës 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor) pëmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar mbi 84,700 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar rreth 71,900, ndërkaq janë refuzuar rreth 6,700. Në vlerësim e sipër janë rreth 5,900 aplikime”, njoftoi Elezi.

Ai tregoi se pjesa më e madhe e votuesve të regjistruar kanë përzgjedhur të votojnë përmes postës dhe vetëm një pjesë për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Repulikës së Kosovës.

“Nga numri i përgjithshëm i aplikuesve të aprovuar, pjesa më e madhe janë regjistruar për të votuar përmes postës, mbi 51,000 prej tyre për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe rreth 2,500 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërkaq, rreth 18,000 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, tregoi Elezi.

You Might Also Like

KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin

ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje

Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore

Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike

Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie

Kosova Times December 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Turizëm

Ëmbëlsia e akulloreve kthen çiftin nga Firence në Shkodër

Kosova Times Kosova Times July 14, 2024
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Uashington, vuri nën kontrollin e tij policinë e qytetit dhe po dërgon Gardën Kombëtare
Abdixhiku në konakun e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor
Prokuroria ohon pretendimet për vendosjen e GPS në veturën e gazetarit
Rusia i dha një tjetër goditje masive Ukrainës, ka viktima
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?