By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nesër fillon `Java Kundër Korrupsionit 2025`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Nesër fillon `Java Kundër Korrupsionit 2025`
Ballina 1

Nesër fillon `Java Kundër Korrupsionit 2025`

Kosova Times
Last updated: 2025/12/07 at 10:59 AM
Kosova Times Published December 7, 2025
Share
SHARE

Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile, i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”, edhe këtë vit do të organizojnë Javën Kundër Korrupsion, e cila do të zgjasë nga data 8 dhjetor deri më 12 dhjetor 2025.

 

Gjatë kësaj jave, Koalicioni do të realizojë një sërë aktivitetesh që synojnë sensibilizimin e opinionit publik rreth korrupsionit dhe forcimin e transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në institucione. Aktivitetet do të përfshijnë konferenca për medie, tryeza të diskutimit, publikimin e raporteve analitike, podkaste, aktivitete publike si dhe nisma kreative sensibilizuese në rrjete sociale, të cilat do të adresojnë temat më kritike që e prekin fushën e korrupsionit, krimit të organizuar, sundimin e ligjit, qeverisjen e mire dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Gjatë “Javës Kundër Korrupsionit 2025”, do të publikohen një sërë raporte në këto fusha, përfshirë:  “Performanca e drejtësisë në ndjekjen dhe gjykimin e korrupsionit” (IKD),  “Anulimet – forma më e heshtur e keqpërdorimit në prokurim publik” (INPO),   “Llogaridhënia përballë skandaleve qeveritare” (IKD),   “Mbrojtja e sinjalizuesve në Kosovë, mes ligjit dhe realitetit” (FOL),   “Korrupsioni si shkelje e të drejtave të njeriut” (IKD) , “Deklarimi i pasurisë: Gabimi gjyqësor që hoqi të gjithë përgjegjësinë shkelësve të ligjit” (IKD) dhe  “Pavarësia dhe efikasiteti i OSHP-së: ndërmjet zbatimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit” (INPO).

Në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese, koalicioni i OJQ-ve do të realizojë promo-video të përditshme, aktivitet të dedikuar kundër krimit të organizuar, si dhe një grevë një-ditore simbolike me moton “Greva kundër korrupsionit”, si shenjë proteste ndaj mungesës strukturore të përgjegjshmërisë institucionale në vend.

You Might Also Like

Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie

Davos, Kurti në panelin e Shtëpisë së SHBA-së:Besimi, shtyllë e lidershipit

Sot në Davos, Kurti do të flasë për demokracinë e Kosovën

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Serbia në rënie

Kosova Times December 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA shqyrton dërgimin e sistemit HAWK në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times October 25, 2022
Flamuri i Republikës është vendosur edhe në Komunën e Zveçanit
Urimet për ShBA-në, Selmanaj-LVV-së: Më me vlerë zbatimi i vlerave amerikane
Trump nën arrest pasi arrin në gjykatë
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndaluar katër persona në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?