By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stuhia do të godasë një pjesë të Evropës: Priten erëra ekstreme dhe reshje të dendura shiu
December 8, 2025
Moska dhe Kievi përcaktojnë ‘vijat e tyre të kuqe’: Çdo gjë thyhet në një pikë
December 8, 2025
A do të bëhet Evropa fuqia kryesore e NATO-s deri në vitin 2027?
December 8, 2025
Kongresi Amerikan e Mbush Projektligjin e Mbrojtjes me Forca të Armatosura për Evropën
December 8, 2025
Pulë me bulgur
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OJQ-të nisin “Javën Kundër Korrupsionit 2025” me grevë njëditore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > OJQ-të nisin “Javën Kundër Korrupsionit 2025” me grevë njëditore
Ballina 1Lajme

OJQ-të nisin “Javën Kundër Korrupsionit 2025” me grevë njëditore

Kosova Times
Last updated: 2025/12/08 at 10:43 AM
Kosova Times Published December 8, 2025
Share
SHARE

Koalicioni i OJQ-ve IKD, Lëvizja FOL dhe INPO ka nisur “Javën Kundër Korrupsionit 2025” me një grevë njëditore, duke e cilësuar atë si protestë ndaj kapjes së institucioneve dhe mungesës së reformave. Organizatat thonë se paralajmërimet e tyre për stagnim në sundimin e ligjit janë injoruar nga institucionet, ndaj greva vjen si mesazh i qartë për nevojën urgjente të veprimeve konkrete.

 

Koalicioni i organizatave joqeveritare – IKD, Lëvizja FOL dhe INPO, e ka nisur “Javën Kundër Korrupsionit 2025” me një grevë njëditore, të cilën e kanë paraqitur si formë proteste ndaj kapjes së institucioneve dhe mungesës së reformave në vend.

Sipas organizatave, ky vendim erdhi pas paralajmërimeve të vazhdueshme për stagnim në sundimin e ligjit, paralajmërime që, siç thanë, janë neglizhuar nga institucionet shtetërore.

Në konferencën e hapjes së aktiviteteve, hulumtuesja e IKD-së, Arrita Rezniqi, theksoi se greva synon të dërgojë një mesazh të prerë kundër politikave dhe praktikave që, sipas saj, kanë paralizuar funksionimin e shtetit.

“Ne vendosëm të hyjmë në grevë sepse, si organizata të shoqërisë civile, kemi reaguar vazhdimisht ndaj shkeljeve të ligjit, politizimit të institucioneve, stagnimit të reformave dhe kemi kërkuar me ngulm veprim kundër korrupsionit. Megjithatë, pavarësisht analizave dhe rekomandimeve të ofruara, institucionet nuk kanë treguar gatishmëri për të reflektuar apo për të ndërmarrë hapa konkretë”, u shpreh Rezniqi.

Rezniqi përmendi një sërë problemesh që sipas saj dëshmojnë për një situatë gjithnjë e më të rënduar institucionale, nga mungesa e reformës së drejtësisë e deri te presionet dhe sulmet ndaj aktorëve të ndryshëm shoqërorë.

“Mungesa e reformës së thellë në drejtësi, zvarritja e procesit të vettingut, ndërhyrjet në sistemin prokurorial, aprovimi i ligjeve që bien ndesh me Kushtetutën, mungesa e Strategjisë Kundër Korrupsionit, pezullimi i dialogut strategjik me SHBA-të, mungesa e dialogut social, si dhe sulmet ndaj gazetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve të drejtësisë, madje edhe bllokimi i fondeve të planit të rritjes së BE-së, përbëjnë vetëm një pjesë të problemeve që po dëmtojnë seriozisht jetën e qytetarëve dhe besimin në demokraci”, theksoi ajo.

Sipas saj, greva nuk është një akt simbolik, por një kërkesë e qartë për përgjegjësi institucionale dhe veprime të menjëhershme.

You Might Also Like

Policia e Prishtinës ekzekuton 152 urdhëresa dhe sekuestron 6 armë zjarri

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj

Presidenti i Hungarisë viziton Kosovën

31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times December 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në Zhegër të Gjilanit u mbajt takimi me banorët e kësaj zone në kuadër të fushatës: “Çdo plumb e ka një shënjestër”

Kosova Times Kosova Times November 9, 2022
Shtypi gjerman: “Kurs i rrezikshëm në Ballkan – dhe Berlini hesht”
Të shtëna në Gjermani, dy të vdekur. Sulmuesi i maskuar ndodhet në arrati
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës bëri thirrje për lirimin e Navalny
Gjendet e vdekur një grua në Lipjan, policia nis hetimet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?