By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Milan fiton ndaj Verona dhe e merr kryesimin
December 28, 2025
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e ardhshme
December 28, 2025
Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot
December 28, 2025
Kroacia bëri një marrëveshje të re me Kosovën dhe Shqipërinë, ata do të prodhojnë një automjet të blinduar
December 28, 2025
Osmani: Shpresoj që zgjedhjet të rezultojnë me krijim të institucioneve
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani uron Sirinë: Zemrat tona rrahin si një për liri e miqësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani uron Sirinë: Zemrat tona rrahin si një për liri e miqësi
Ballina 2Lajme

Osmani uron Sirinë: Zemrat tona rrahin si një për liri e miqësi

Kosova Times
Last updated: 2025/12/08 at 2:42 PM
Kosova Times Published December 8, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar sot popullin e Sirisë, me rastin një vjetorit të çlirimit dhe rrëzimit nga pushteti të sundimtarit Bashar al-Assad, duke vënë theksin mbi rëndësinë e lirisë, dinjitetit dhe shpresës.

 

Përmes një videomesazhi të publikuar në platformën X, presidentja Osmani tha se ky përvjetor historik simbolizon rilindjen e shpresës dhe forcën e popullit sirian, i cili ka duruar sfida të mëdha, por kurrë nuk ka humbur besimin në një të nesërme më të mirë.

“Me nderim të thellë ju drejtohem sot në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ndërsa ju shënoni këtë përvjetor historik të parë të çlirimit tuaj. Kjo është një ditë që simbolizon jo vetëm lirinë e rimarrë, por edhe rilindjen e shpresës së një populli”, tha Osmani.

Ajo theksoi se të dy vendet, Kosova dhe Siria, i kanë njohur kapitujt më të errët të shtypjes, padrejtësisë dhe vuajtjes së paimagjinueshme, por gjithashtu kanë mësuar të shndërrojnë dhimbjen në forcë dhe të qëndrojnë të palëkundur në besimin se liria nuk shuhet kurrë.

Presidentja Osmani vuri në dukje se ky është një moment historik për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke përmendur njohjen e ndërsjellë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Arabe të Sirisë si një hap të ri drejt bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë së qëndrueshme.

“Ne kemi qëndruar të palëkundur në besimin tonë se asnjë forcë nuk mund të shuajë dëshirën e një populli për liri. Dhe kemi mësuar se drejtësia, edhe pse e vonuar, gjithmonë e gjen zërin e saj. Për popullin e Kosovës, liria u fitua përmes kaq shumë sakrifice dhe guximi. Dhe e dimë se i njëjti shpirt e përcakton popullin e Sirisë, i cili ka duruar kaq shumë, por nuk e ka humbur kurrë besimin në një të nesërme më të mirë. Është pikërisht ky shpirt i përbashkët qëndrueshmërie, dinjiteti dhe shprese që i bashkon dy vendet tona”, ka nënvizuar Osmani.

E para e shtetit ka rikujtuar se këtë vit, filloi një kapitull i ri midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Arabe të Sirisë, me një njohje të ndërsjellë midis dy vendeve. Kjo njohje, sipas Osamanit, është një lidhje morale mes dy popujve që e kuptojnë koston e lirisë dhe vlerën e qëndrimit krah për krah për një botë më të drejtë

“Jemi të emocionuar për atë që na pret në partneritetin tonë. Republika e Kosovës është e përkushtuar të punojë ngushtë me ju në vitet që vijnë, duke afruar dy vendet tona edhe më shumë, në miqësi dhe bashkëpunim. Të dashur miq në Siri, ju lutem dijeni se Kosova është me ju. Ne do të jemi partneri juaj, miku juaj dhe aleati juaj në çdo hap të rrugës. Nga Prishtina në Damask, zemrat tona rrahin si një e vetme, për liri, për dinjitet dhe për miqësinë e qëndrueshme midis dy vendeve tona. Gëzuar Ditën e Çlirimit”, ka përfunduar Osmani.

You Might Also Like

Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e ardhshme

Kroacia bëri një marrëveshje të re me Kosovën dhe Shqipërinë, ata do të prodhojnë një automjet të blinduar

Osmani: Shpresoj që zgjedhjet të rezultojnë me krijim të institucioneve

Voton Limaj: Sot është dita e vendimmarrjes së çdo qytetari

Kryesuesi i KQZ-së priti ambasadorin britanik

Kosova Times December 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla: Një BE më e fortë, përgjigje për sfidat e së ardhmes

Kosova Times Kosova Times June 24, 2024
Aksident i rëndë në Luksemburg, pesë të vdekur
Ditën e Personave të Moshuar, thirrje për përfshirje e kujdes institucionl
“Fontanka”: një dron u rrëzua mbi Shën Petersburg. Më shumë se 300 shtëpi mbetën pa energji elektrike në rrethin Primorsky
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Kursk
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?