By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sallatë jeshile me fruta agrume, shegë dhe arra
January 20, 2026
Një recetë për gulash francez që e kthen edhe copën më të fortë të mishit në një copë të butë si gjalpi
January 20, 2026
Nuk i keni provuar kurrë fasulet kaq të shijshme, për t’i përgatitur ato ju duhen vetëm 20 minuta dhe 4 përbërës
January 20, 2026
Padyshim detoksi më i mirë pas festave: “Uji japonez” humb peshë dhe pastron trupin
January 20, 2026
Horoskopi ditor për 20 janar
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rriten investimet e huaja, mungesa e punëtorëve sfidë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Rriten investimet e huaja, mungesa e punëtorëve sfidë
Ekonomi

Rriten investimet e huaja, mungesa e punëtorëve sfidë

Kosova Times
Last updated: 2025/12/09 at 11:24 PM
Kosova Times Published December 9, 2025
Share
SHARE

Krahasuar me vitin e kaluar, vetëm nëntëmujori i parë i këtij viti ka shënuar rritje të drejtpërdrejta të investimeve të huaja, në vlerë mbi 100 milionë euro. Nga këndvështrimi i investitorëve nga shumë shtete evropiane, sidomos nga Gjermania, Kosova mbetet vend tërheqës për të investuar, për shkak të popullsisë së re e potencialit të fuqisë punëtore.

 

“Kur kam qenë këtu për herë të parë në vitin 2007 kam parë që Kosova ka shumë njerëz të rinj dhe Evropa nuk ka shumë rini. Unë shoh shumë kapital të madh në Kosovë. Gjithë këta të rinj nganjëherë flasin nga 2-3 gjuhë. Kam qenë i mahnitur që shumë të rinj flasin gjermanisht, anglisht dhe gjuhë të tjera. Kjo ka qenë interesante për mua dhe kam thënë se mund të vij këtu dhe të mbaj disa trajnime. Kemi dërguar disa persona në Gjermani për trajnime. Ne eksportojmë shumë, në Gjermani, Danimarkë, Irak”, tha Hans Joachim Hemstedt, bashkëpronar biznesi.

Nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë ”KIESA”, i kanë thënë RTK-së se për mbi 20% janë rritur investimet e huaja direkte krahasuar me vitin e kaluar.

Nga janari deri në shtator të vitit të kaluar vlera e investimeve të huaja ishte 605.7 milionë euro, ndërkaq sivjet në periudhën e njëjtë ka arritur në 730.2 milionë.

“Performanca e këtij viti reflekton fortësinë e tregut vendor dhe rritjen e besimit të investitorëve, duke sugjeruar një vit të suksesshëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thonë nga ”KIESA”.

Sipas KIESES, Ministria e Industrisë përmes tyre ka ofruar një gamë të gjerë shërbimesh dhe informacionesh për investitorët potencialë.

“Disa nga aktivitetet kryesore të ndërmarra nga KIESA për të bërë klimën e investimeve më atraktive janë: Ofrimi i shërbimeve për investitorë përmes mekanizmit ?one-stop-shop, organizimi i forumeve ekonomike, konferencave dhe takimeve B2B, promovimi i parqeve teknologjike dhe industriale”.

Megjithëkëtë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë vë në pah mungesën e punëtorëve të kualifikuar, që mbetet sfidë për bizneset që operojnë në vend.

“Është një gamë e gjerë e njerëzve që mund t’i fusim në treg të punës, por nëse shteti nuk ka mundësi të ja mbuloj këto trajnime së paku ta mbrojë biznesin që të ja krijoj trajnimin” Kushtrim Ahmeti, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Japonia mbetet një nga shtetet me të cilën Kosova synon fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik tregtar ndërshtetëror.

You Might Also Like

Sallatë jeshile me fruta agrume, shegë dhe arra

Një recetë për gulash francez që e kthen edhe copën më të fortë të mishit në një copë të butë si gjalpi

Nuk i keni provuar kurrë fasulet kaq të shijshme, për t’i përgatitur ato ju duhen vetëm 20 minuta dhe 4 përbërës

MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë

Reçel gështenje me vanilje dhe rum

Kosova Times December 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Serbia dënon aksionin policor në veri të Kosovës

Kosova Times Kosova Times May 20, 2024
65 liderë botërorë në forumin e elitës globale
Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual
KPK-ja shpall konkurset për emërimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë
Borg: Malta mbetet një shtet partner dhe mik i Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?