By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi bashkë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi bashkë
Lajme

Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi bashkë

Kosova Times
Last updated: 2025/12/10 at 7:57 PM
Kosova Times Published December 10, 2025
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës e ka prezantuar kryetarin e saj, Bedri Hamza, si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, në Konventën e kësaj partie.

 

Me këtë rast Hamza prezantoi vizionin e tij për ta udhëhequr ekzekutivin e vendit.

“Faleminderit për mbështetjen, energjinë dhe besimin tuaj. Kosova meriton të jetë më mirë. Dhe ne do ta bëjmë ma të mirë! Sepse, ne do të ecim bashkë, përpara. Bashkë, përpara është edhe sllogani ynë në këto zgjedhje. Sepse, ky është drejtimi ynë. Ky është misioni ynë. Sepse bashkimi, duke u bërë bashkë rreth vlerave, parimeve dhe politikave, është ‘pjesa që mungon’ në mozaikun e Kosovës, e cila po na mban të ndarë. Shteti përparon duke u bashkuar, jo duke u përçarë. Këtë e dimë. Dhe e dimë se në Kosovë mund të bëhet ma mirë vetëm me ne të bashkuar”, ka thënë Hamza.

Ai tha viti 2025 ishte vit i jostabilitetit dhe vit i përçarjeve politike. Hamza shtoi se në 2026 duhet të bashkohemi për stabilitet ekonomik, politik e shoqëror.

“Viti 2025 ishte viti i pestë pa presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacin Jakup e Rexhën në Kosovë. Por, në vitin 2026 edhe ata do të rikthehen pranë nesh, pranë familjeve të tyre, në shtetin e tyre. Në vitin 2026, të gjithë duhet të jemi bashkë…Në vitin 2025 u përballëm me rritje të lartë të çmimeve! Pagat dhe pensionet mbetën të njëjta dhe standardi i jetës u përkeqësua. Le ta përmirësojmë këtë gjendje”, ka thënë Hamza.

Në fjalimin e tij, Hamza ka prezantuar edhe shtyllat kryesore të programit të PDK-së, duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve, reforma në drejtësi, arsim e shëndetësi bashkëkohore, mbrojtjen e ambientit, zhvillimin e energjisë dhe infrastrukturës, si dhe sigurinë kombëtare dhe integrimin në NATO e BE

Në Konventën e Partisë Demokratike është paraqitur edhe lista zgjedhore e 110 kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times December 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shkupi bllokohet nga transportuesit privatë të autobusëve

Kosova Times Kosova Times November 28, 2022
Transnistria: A do ta zhvillojë Rusia luftën e ardhshme në Moldavi?
Borell: Djegia e makinave në veri është e papranueshme
Çitaku: Kemi parë barrikadim, qe 6 muaj s’flitet për nevojat e qytetarëve
Arrestohet personi që tentoi të korruptonte zyrtarin policor me 50 euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?