By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 dhjetor
December 11, 2025
VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!
December 10, 2025
Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë
December 10, 2025
Tre sulme amerikane në Karaibe lanë tre të mbijetuar. Secili u trajtua ndryshe
December 10, 2025
Trump prezantoi “biletën e artë”: Për një milion dollarë bëhesh amerikan, dhe për pesë përfiton përfitime shtesë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tre ditë mes mikpritjes dhe lavdisë së lashtë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Tre ditë mes mikpritjes dhe lavdisë së lashtë
Kulturë

Tre ditë mes mikpritjes dhe lavdisë së lashtë

Kosova Times
Last updated: 2025/12/10 at 11:35 PM
Kosova Times Published December 10, 2025
Share
SHARE
Nga Imer Hysa
Athina do të ishte qyteti i tretë në jetën time që do vizitoja në Greqi. Për herë të parë kam viztuar një nga vendet më me histori Spartn në vitin 2012 dhe në vitin 2018 Selanikun, njërin ndër qytetet ballkanike të shpallur si qytet i kulturës ku unë pata nderin të vkerësohem me Certifikatë Mirënjohje nga Shoqata mbarë Kombëtare ” Vatra Jonë”.
Por Athina ishte ndryshe, ishte një metropol gjigand që shndriste me bukuri mahnitëse. Si për çudi edhe pse ishte vjeshtë dhe temperaturat duhet të ishin të ulta, ajo si për të shprehur bujarinë e saj na ofroi ditë me diell e të ngrohta.
Udhëtimi ishte ditën dhe zgjati rreth 14 orë, në dukje i lodhshëm, por lodhja nuk u ndie. Pejsazhe të bukura anës rrugës që pa frikë mund ta quaja “rrugë panoramike” për bukuritë që shfaqeshin anëve të saj, që nga ato me bregdet gjer te ato me peisazhe malore.
Bukuri e veçantë dhe e rrallë Ura Monumentale e Patras, mahnitës edhe kalimi në urën mbi kanalin e Korinthit, për të mos lënë pa vëmendje edhe dritat vezulluese që e dyfishonin bukurinë e qyteteve bregdetare përmes pasqyrimit në ujrat e qeta të detit Egje.
Megjithëse udhëtimi ishte i gjatë, lodhjen nuk e ndjemë aspak. Sapo u akomoduam në hotel, u nisëm për të shijuar një mbrëmje të paharruar në Sheshin Omonia, zemrën e gjallë të kryeqytetit.
Ajo vezullonte nga dritat shumëngjyrëshe dhe nga shatërvani gjigand në qendër të sheshit.
Me kuriozitetin e njeriut që viziton për herë të parë një vend levizim rreth qendrës. Kudo njerëz që flisnin gjuhë të ndryshme dhe shumë prej tyre shqiptarë. Padiskutim që Greqia hapi dyert e para dhe mban numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë dhe kuptohet kryeqyteti Athina do të ishte sofra e mikpritjes dhe e integrimit të tyre.
Darkën e hamë te një piceri me pronar një emigrant shqiptar nga Korça.
E nesërmja agoi akoma më e bukur, me diell e ngrohtësi. Dëshira jonë ishte të vizitonim Akropolin. E preferuam rrugën ta bënim në këmbë për të parë dhe njohur nga afër bukurinë, historinë, monumentet, e mbi gjithçka respektin e athinasve.
Dalgadalë duke bërë fotografi pranë monumenteve arrijmë në qendrën Manastiriaqi. Këtu hostoria flet përmes monumenteve që nga antikiteti, kolona të shumta, mbishkrime, ndërtesa, mure të lashtë flasin për këtë qytetërim të lashtë sa vetë jeta ku u hodhën edhe themelet e demokracisë njerëzore.
Sheshi qëndror gumëzhinte nga turistë të shumtë që nga Kina dhe India e largët gjer te irlandezët ishullorë të veshur me kostume tradicionale. Një kryeqytet që të mahnit.
Ashtu dalngadalë përmes tregëtarëve që shisnin anës rrugëve artikuj që nga antikuarët gjer te ata modernë, arrijmë pranë hyrjes së simbolit të Athinës, mbase dhe atij të qyteterimit botëror Akropoli. Mijëra vizitorë, turistë nga mbarë bota prenotonin bileta për të vizituar këtë mrekulli njerëzore. Unë ngjitem në një masiv shkëmbor të limuar nga këmbët e vizitorëve ndër shekuj si shkëmb dhe mahnitem nga bukuria e Athinës që shfaqej nga aty në 360°. E fiksoj në video dhe e publikoj në rrjetet sociale si një thesar të rrallë dhe vërtetë ishte një thesar.
Pas vizitës në Akropol udhëtojmë drejtë lokalit ku do të drekonim. Edhe ky ndër më të bukurit në Athinë, në pronësi të një emigranti nga Puka që tashmë ishte një ndër biznesmenët më të rëndësishëm shqiptarë në Athinë.
Ishin me qindra klientë që drekonin dhe për ne ishte rezervuar vend i veçantë në qendër ku patëm mundësinë jo vetëm të drekonim e shijonim ushqime tradicionale, por edhe të njheshim me jetën dhe aktivitetin e investitorit shqiptar nga Puka.
Ajo që na dërgoi në Athinë dhe që na bashkoi sëbashku emigrantë shqiptarë, arvanitas dhe shqiptarë ishte ura e miqësisë dhe e bashkëpunimit mes dy vendeve që hodhi gazetari njeherësh Kryetar i Uninionit të Gazetarëve Qarku Fier dhe drejtuesi i medias online newsalbania.com Vladimir Muça, i cili organizoi Edicionin e Pestë “Aristidh Kola Nderi i Kombit” këtë radhë në Athinë, aktivitet që u realizua në mjediset Njew Jork College në Athinë. Mahnitëse pjesmarja në këtë eveniment kulturor përkujtimor që përkonte edhe me 25 vjetorin e ndarjes nga jeta të këtij intelektuali arvanitas. Pas himnit kombëtar të dy vendeve, Zoti Vladimir Muça ndau edhe Çertifikata Mirënjohje dhe vlerësimi personaliteteve shqiptare që janë kontribuar dhe kontribojnë në krijimin e një klime të ngrohtë dhe bashkëpunuese mes dy vendeve, çertifikata që mbanin emrin e arvanitasit të shquar.
“Aristidh Kola ka qenë dhe mbetet një figurë e ndritur intelektuale arvanitase, pavarësisht debateve nga qarqe të veçanta rreth figures së tij- shprehet zoti Muça, duke vijuar më tej se figura e tij duhet vlerësuar si urë vëllazërimi dhe jo urrejtje”
Aktiviteti ishte krejtësisht kulturor, i shoqëruar edhe me këngë e valle dhe foli me gjuhën e dashurisë mes dy popujve të dy vendeve më të vjetërvdhe më me kulturë në Ballkan.
Edhe darka do të vijonte në një tjetër restorant me pronar shqiptar ku do të shijonim edhe këtu veç gatimeve të shijshme tradicionale edhe dashurinë e respektin për njëri tjetrin.
Edhe e nesërmja vijoi po kaq bukur duke patur në dispozicion orë të bollshme me diell të ngrohtë që ofronte qielli i Athinës për të patur mundësi takimi me miq e të afërm që punonin e jetonin këtu gjer në orët e mbrëmjes ku do merrnim rrugën e kthimit.
Ishin tre ditë të bukura dhe të pa harruara për ne që na ofroi Athina mahnitëse që do ti ruajmë gjatë në kujtesë.

 

You Might Also Like

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë

UNESCO njeh zyrtarisht lahutën shqiptare

Kori i Filharmonisë së Kosovës në programin “Arti në shkolla”

Pensionohet ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Hapet ekspozita `Dhomat e Vizatimit` me 87 vepra nga 24 artistë shqiptarë

Kosova Times December 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lajçak, Escobar, përfaqësues të Francës dhe Gjermanisë pas Krishtlindjeve në Serbi

Kosova Times Kosova Times January 4, 2023
Trump: Kontrollorë të trafikut ajror, filloni punën tani! Aeroplanët Patriot që nuk morën pushim do të marrin nga 10,000 dollarë secili
FBK shpalos detajet për 5 organizimet e verës, prezanton trajnerin Kovac
Horoskopi ditor për 22 tetor
Kush i ka në shënjestër inspektorët që zbuluan “Jovanjicën”?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?