Një person me inicialet Y.H., 19 vjeç, nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës, i cili nga dita e djeshme ishte raportuar si person i zhdukur, sot është gjetur pa shenja jete.
Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se i riu është gjetur rreth orës 13:20, afërsisht një kilometër larg shtëpisë së tij, në një livadh, pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtërpcë.
Ekipet policore kanë dalë në vendngjarje dhe, nën autorizimin e prokurorit, kanë nisur hetimet lidhur me rastin, thuhet në njoftimin e policisë.
Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.




