Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor.
Sipas tij, me rastin po merret njësia e trafikut të kryeqytetit, e cila është duke hetuar rrethanat e aksidentit.
“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha ai për RTKLive.



